Shqipëria

​Shqipëri, nënat dhe fëmijët nesër mund të dalin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nesër në qendrat urbane do të dalin në këmbë vetëm nënat dhe fëmijët.

Sipas tij, kjo lëvizje mund të bëhet deri në orën 11:00.

“Kujdes, nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka shkruar se të gjithë baballarët, fëmijët mbi 10 vjeç dhe të moshuarit duhet të qëndrojnë në shtëpi deri të hënën në orën 05:00.