Shqipëria

​Shqipëri: Dita e gjashtë pa viktima nga COVID-19

Situata nga pandemia vijon të jetë e qëndrueshme në Shqipëri dhe këtë e tregojnë shifrat e fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Për të gjashtën ditë radhazi nuk është shënuar asnjë person i vdekur nga koronavirusi. Ndërsa në 24 orët e fundit janë kryer 1881 testime dhe kanë rezultuar 5 persona pozitivë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.