Koronavirusi: çast pas çasti
OKB: Pandemitë janë rezultat i shkatërrimit të natyrës nga njeriu
Në një raport të WWF, të publikuar të mërkurën, paralajmërohet se rreziku i një sëmundjeje të re që kalon nga kafshët e egra tek njeriu, në të ardhmen, është më i lartë se kurrë
Pandemitë si ajo e koronavirusit janë rezultat i shkatërrimit të natyrës nga njeriu, thonë liderët në Kombet e Bashkuara, OBSH dhe WWF International, dhe bota, ka injoruar këtë realitet të zymtë prej dekadash.
Tregtia e paligjshme e jetës së egër si edhe shkatërrimi i pyjeve dhe vendeve të tjera me natyrë të egër, janë faktorët kryesorë që qëndrojnë pas rritjes së numrit të sëmundjeve që kalojnë nga kafshët e egra te njerëzit.
Ndërkohë, organizatat, bëjnë apel për një ringritje të gjelbër dhe të shëndetshme nga pandemia e Covid 19, në mënyrë të veçantë duke reformuar mënyrën se si menaxhohen fermat e të mbjellat dhe dietat e papërshtatshme.
Në një raport të WWF, të publikuar të mërkurën, paralajmërohet se rreziku i një sëmundjeje të re që kalon nga kafshët e egra tek njeriu, në të ardhmen, është më i lartë se kurrë, me potencialin për të shkaktuar kaos në shëndetin, ekonomitë dhe sigurinë globale.
Të gjithë qeverive të botës u kërkohet ndërkohë hartimi dhe zbatimi i ligjeve për të eliminuar shkatërrimin e natyrës dhe publikut i kërkohet po ashtu të ndjekin dieta më organike.
Sipas raportit, 60-70 për qind e sëmundjeve të reja që janë shfaqur te njerëzit që nga 1990, vijnë nga bota e egër.
Në të njëjtën periudhë, 178 milionë hektarë pyje janë prerë, hapësirë kjo shtatë herë më e madhe se Britania./tch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar