Kosova

​Lëndohet edhe një punëtor i ndërtimtarisë

Policia raporton se dje në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë një person është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar në një ndërtesë, ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore, shkruajnë mediat atje, përcjell albinfo.ch.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, pronari i kompanisë së ndërtimit, i cili me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.