Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Diamant Salihu është nominuar sërish për Çmimin e Madh të Gazetarisë Suedi: Diamant Salihu nominohet për çmimin e madh...
-
“Alpha & Partner Vermögensmanagement GmbH” ju këshillon si të menaxhoni pasurinë
-
Kurti të dielën do të takojë mërgatën në Gjermani
-
Arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali
-
Aksident i rëndë në Rodos, ndërron jetë i riu shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lëshon raporte për kërcënimet kibernetike çdo 8.5 minuta Kërcënimet kibernetike janë në rritje në Zvicër. Që kur u krijua në fillim të vitit, Zyra...
-
Një tjetër kompani tekstili në Zvicrën lindore po mbyllet
-
Këshilli i Qytetit të Cyrihut dëshiron të blejë laptopë për ata që kanë nevojë
-
Deputetët në Zvicër kërkojnë që të caktohen më shumë para për kujdesin e fëmijëve
-
Aksident fatal për 93-vjeçarin në Kantonin Glarus