Kosova
“Futbolli i Kosovës”, monografia për futbollin kosovar për një shekull
Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës sot është promovuar monografia “Futbolli i Kosovës”, me autor Azem Brovinën.
Brovina tregoi se ka punuar rreth 8 muaj për të përpiluar në tërësi këtë monografi, dhe iu kanë dashur rreth 800 orë për të sistemuar materialin. Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, tha se monografia e Azem Brovinës nuk do të ishte e plotë pa pranimin e Kosovës në organizatat botërore të futbollit, siç janë FIFA dhe UEFA.
Ndërsa sa i përket autorit të kësaj monografie, ai u shpreh se Brovina asnjëherë nuk është ndikuar nga asnjë qeveri apo asnjë grup tjetër. Ndërsa drejtori i departamentit të sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ibër Alaj, u shpreh se ministra e ka mbështetur këtë monografi në maksimum, duke ditur rëndësinë e këtij botimi, shkruan rtv21, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, monografia “Futbolli i Kosovës” për shumë arsye është i veçantë, pasi është i shkruar mjeshtërisht, i argumentuar me gjuhën e fakteve dhe të statistikave dhe, si i tillë i tejkalon kornizat e një historie sporti. Monografia e Brovinës, në fakt, është historia gjithëpërfshirëse e futbollit tonë, e cila, si e tillë, ka qenë hallkë e munguar e kronikës njëshekullore të Kosovës.
E-Diaspora
-
Diamant Salihu është nominuar sërish për Çmimin e Madh të Gazetarisë Suedi: Diamant Salihu nominohet për çmimin e madh...
-
“Alpha & Partner Vermögensmanagement GmbH” ju këshillon si të menaxhoni pasurinë
-
Kurti të dielën do të takojë mërgatën në Gjermani
-
Arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali
-
Aksident i rëndë në Rodos, ndërron jetë i riu shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lëshon raporte për kërcënimet kibernetike çdo 8.5 minuta Kërcënimet kibernetike janë në rritje në Zvicër. Që kur u krijua në fillim të vitit, Zyra...
-
Një tjetër kompani tekstili në Zvicrën lindore po mbyllet
-
Këshilli i Qytetit të Cyrihut dëshiron të blejë laptopë për ata që kanë nevojë
-
Deputetët në Zvicër kërkojnë që të caktohen më shumë para për kujdesin e fëmijëve
-
Aksident fatal për 93-vjeçarin në Kantonin Glarus