Kuriozitete
Ferrari tërheq nga tregu mbi 23.000 vetura, kishin probleme me frenat

Njihet si një ndër markat më luksoze të automjeteve në botë. Por, jo gjithçka është perfekte në kompaninë Ferrari.
Së fundmi, kësaj kompanie i janë shfaqur probleme në disa modele të veturave, transmeton Albinfo.ch.
Kompania është detyruar të tërheqë nga tregu 23.555 makina për shkak të një problemi të mundshëm që mund të çojë në një humbje të funksionit të frenimit dhe të rezultojë në një aksident përmbysjeje.
Kjo kompani edhe në tetorin e vitit të kaluar tërhoqi rrethj 10,000 makina për shkak të të njëjtit problem dhe tani ky numër është më shumë se dyfishi.
Modelet, të cilat janë tërhequr nga tregu, janë të prodhuara në vitin 2005 dhe më vonë.
Ato janë: Ferrari 430, Ferrari 612 Scaglietti, Ferrari California, Ferrari 612, Ferrari FF, Ferrari F12 Berlinetta, Ferrari LaFerrari, Ferrari California T, Ferrari F60 T, Amerikë LaFerrari Aperta, Ferrari GTC4 Lusso, Ferrari GTC4 T, Ferrari Portofino, Ferrari 812, Ferrari 488 Pista, Ferrari F8 Spider, Ferrari F8 Tributo dhe Ferrari Roma.
Ndërsa pronarëve të këtyre veturave, Ferrari ka njoftuar se shërbimet e rregullimit të frenave do t’ua kryejë plotësisht pa pagesë.
E-Diaspora
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia” Në vitet 1990, ai kishte ikur nga Kosova në Gjermani me prindërit e tij. Në “Luans...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Identiteti elektronik në Zvicër sërish në votim Komiteti i referendumit “Jo Ligjit për e-ID” ka njoftuar të hënën se ka mbledhur mbi 60,000...
-
Shumica e grave zvicerane nuk duan fëmijë
-
Thatësira në Zvicër
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Gjeneva e shqetësuar për abuzimin e shurupit me kodeinë nga adoleshentët