Lajme
Aeroplanët francezë bombardojnë kalimet e fshehta të ISIS-it
Aeroplanët francezë bombarduan sot shumë tunele e kalime të fshehta të grupit Shteti Islamik, në verilindje të Irakut, njoftoi ministrja e Forcave të Armatosura, Florence Parly, duke theksuar vendosmërinë e Parisit në vazhdimin e luftës kundër xhihadistëve
“Ky mision, i përgatitur me aleatët tanë në kuadër të operacionit ‘Zgjidhje e natyrshme’, u parapri nga një patrullim ajror francez dhe u mbështet nga dronë të koalicionit”, saktësoi ushtria franceze.
Qëllimi ishte të shkatërroheshin disa tunele të përdorura nga ISIS, si bazë për veprimet e tij si edhe pajisjet logjistike dhe ushtarake në këtë rajon.
Ditë më parë është vrarë edhe kreu i ISIS-it, Abu Bakr Al-Baghdadi, i cili është zëvendësuar menjëherë me kreun e fisit të njëjtë Al-Ibrahim Al-Hashimi, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik