Lifestyle
Rihanna e padit babanë
Rihanna e ka paditur babanë e saj për përfitime nga brendi i krijuar sipas emrit të saj “Fenty”.
Sipas këngëtares dhe aktores së njohur, babai i saj e ka krijuar një biznes në vitin 2017, i cili pa leje promovohet nga emri i saj.
Këngëtarja e hitit “Diamonds”, emri i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, ngriti një padi në Gjykatën Federale të Los Anxhelosit, duke e akuzuar Ronald Fentyn dhe dy partnerët e tij të biznesit për mashtrim dhe reklama të rreme përmes kompanisë së tij të prodhimit dhe talenteve, “Fenty Entertainment”.
Ylli i lindur në Barbados, që e shfrytëzon markën “Fenty” për të shitur produkte kozmetike, rroba të brendshme dhe atlete, i ka kërkuar gjykatës një urdhër ndalim, i cili ia pamundëson babait të saj ta keqpërdorë emrin e brendit ‘Fenty’, si dhe ka kërkuar dëmshpërblim të një shume të pacaktuar të të hollave.
Sipas aktpadisë, bëhet e ditur se Ronald Fenty, edhe pse vazhdimisht i ishte thënë se nuk ka autoritet për ta përdorur emrin e së bijës, brendin e saj apo të flasë në emër të Rihannas, bashkë me partnerët e tij të biznesit kanë vazhduar ta falsifikojnë lidhjen me këngëtaren e njohur botërore.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën