Kosova
Reka kërkon ndihmën e Austrisë për heqjen e vizave
Ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka, sot zhvilloi një bisedë telefonike me ministren Federale të Austrisë për BE-në dhe për Kushtetutën, Karoline Edtstadler, me të cilën ka biseduar në lidhje me gjendjen me pandeminë COVID-19 dhe procesin integrues të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Siç njofton komunikata, duke iu falënderuar Austrisë për mbështetjen tradicionale të rrugës evropiane të Kosovës, ministri Reka i kërkoi ministres Edtstadler që si shtet mik i Kosovës, t’i bindë shtetet e pakta hezituese për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, si në prag të Samitit të Zagrebit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, po ashtu edhe gjatë samitit të rregullt të Këshillit Evropian në qershor 2020.
Nga ana e saj, ministrja Edstadaler rikonfirmoi përkrahjen austriake për Kosovën në procesin integrues dhe në veçanti për liberalizimin e vizave.
Ajo tha se ka progres në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ministrja Edtstadler tha se Kosova do ta ketë mbështetjen e Austrisë në këtë proces. Ajo theksoi se Programi qeveritar i Austrisë mbështet tutje përpjekjet për arritjen e liberalizimit të vizave, sa më shpejt që të jetë e mundur.
E-Diaspora
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit” Një tjetër çmim prestigjioz për gazetarin Diamant Salihu...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025