Kosova
Ministri Krasniqi fton bizneset zvicerane të investojnë në Kosovë
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, me të cilinë kanë biseduar për raportet tregtare, mundësinë e investimeve, rolin e diasporës shqiptare, turizmin dhe bujqësinë.
Ministri Krasniqi fillimisht ka falënderuar shtetin zviceran për mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i ka dhënë Kosovës.
“Nuk duhet harruar që Zvicra ka qenë dhe është një vend mik i Kosovës, që e ka ndihmuar vendin tonë si para luftës, gjatë dhe pas luftës në rimëkëmbje dhe në zhvillim”, ka thënë ministri Krasniqi.
Sipas një komunikate të MTI-së, Krasniqi ka theksuar nevojën për rritjen edhe më të madhe të bashkëpunimit dhe urave lidhëse të bizneseve Kosovë-Zvicër, duke iu bërë ftesë investitorëve zviceranë që të vijnë në Kosovë dhe të investojnë.
Duke folur për turizmin malor, ministri ka përmendur vendet me potencial të mrekullueshëm për skijim, si: Brezovica, Rugova, Brodi dhe Shala e Bajgorës.
“Zvicra, si një shtet i njohur për pista të skijimit dhe me një turizëm malor të zhvilluar, mund t’i ndihmojë këto zona duke i bërë atraksion jo vetëm për qytetarët e rajonit, por edhe për vizitorë të shteteve të Evropës Perëndimore”, ka theksuar ministri.
Ambasadori zviceran, Thomas Kolly, ka falënderuar ministrin për informacionet e prezantuara dhe ka shprehur gatishmërinë e shtetit helvetik për të vazhduar mbështetjen për Kosovën.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti: Pa diasporën, Kosova nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin Kurti nga Parisi: Pa kontributin e diasporës vendi ynë nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin...
-
Debat me kryeministrin Kurti në Universitetin e St. Gallenit
-
SHBA: Oficeri i FSK-së diplomon në Inxhinieri Ushtarake
-
Piktori Haxhi Fejzullahi hap ekspozitë personale në Graz
-
Itali: “Yjet e së ardhmes”, filmi më i mirë ndërkombëtar në festivalin ‘Castelli Romani’
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në zbulimin e baktereve rezistente ndaj antibiotikëve Studiuesit në Universitetin e Cyrihut kanë përdorur inteligjencën artificiale për të zbuluar për herë të parë...
-
Cyrihu vs Gjeneva: Cili është qyteti më ‘zviceran’?
-
Gatishmëria e ulët në Zvicër për të paguar transport “të pastër”
-
FDP: Zvicra të deportojë azilkërkuesit në Shqipëri, sipas modelit italian
-
Operatorët zviceranë të skive janë optimistë pavarësisht reshjeve më të pakta të borës