E-Diaspora
Zbulohet banda shqiptare: Dyshohet për 40 vjedhje
Në përgjithësi autorët kanë plaçkitur prona deri në 30 mijë euro, kurse dëmi është vlerësuar rreth 65 mijë. Pas një hetimi më se tre muaj, grupi hetimor ka shpjeguar se bëhet fjalë për 40të kryera
Policia gjermane pas një hetimi të gjatë ka zbuluar autorët e shumë vjedhjeve të kryera. Mësohet se pas këtyre vjedhjeve qëndrojnë katër shqiptarë nga Kosova, shkruan ;new-facts.eu’.
Në qendër të vëmendjes kanë qenë shumë biznese komerciale, sidomos restorantet, përcjell albinfo.ch. Përveç tyre kishin marrë edhe të holla dhe gjësende tjera me vlerë.
Procedura e tyre pothuajse gjithmonë ka qenë e njëjtë. Ata kishin thyer derën me forcë, kurse në disa raste, kishin thyer edhe kasafortat.
Fokusi i vjedhjeve ka qenë në qytetin e Biberach. Por, vjedhje ka pasur edhe në qendrat e biznesit dhe objekteve sportive në Attenweiler, Warthausen dhe Ummendorf.
Në përgjithësi autorët kanë plaçkitur prona deri në 30 mijë euro, kurse dëmi është vlerësuar rreth 65 mijë. Pas një hetimi më se tre muaj, grupi hetimor ka shpjeguar se bëhet fjalë për 40 vjedhje të kryera.
Dyshimi është drejtuar te katër shqiptarë nga Kosova, të cilët kishin ardhur për disa muaj në Biberach. Ata janë të moshës 20-26 vjeçare, derisa njëri nga të dyshuarit është marrë në paraburgim.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












