Kosova
Votimi për shkarkimin e kryetarëve të veriut: Janë plotësuar kushtet për largimin e masave ndëshkuese
Në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit të dielën u mbajt procesi i votimit për largimin ose jo të kryetarëve të këtyre komunave.
Procesi dështoi për shkak të pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve.
Qeveria e Kosovës këtë të hënë ka folur për procesin, duke përgëzuar institucionet për organizimin.
Tutje, ekzekutivi e akuzon Listën Serbe si shkaktare të bojkotit.
“Rikujtojmë se ky proces ishte nxitur nga kërkesa e vazhdueshme për zgjedhje të reja në këto komuna, duke marrë shkas mungesën e legjitimitetit të plotë të kryetarëve aktualë pas daljes së ulët të qytetarëve në zgjedhjet e 23 prillit 2023. Ai filloi me grumbullimin e nënshkrimeve të 20% të nevojshëm të qytetarëve me të drejtë vote. Megjithatë, Lista Serbe që fillimisht ishte shkaktare e zgjedhjeve të 23 prillit përmes dorëheqjes së kryetarëve të saj, e pastaj inicuese e votimit të djeshëm, përsëri bojkotoi procese demokratike, përkundër thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar dhe interesit qytetar”, thuhet në deklaratë.
Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje për pjesëmarrjen e ulët në votimin e djeshëm.
“Jemi të vetëdijshëm ndaj rrethanave në katër komunat në veri të Kosovës, sidomos trysnisë së madhe të ushtruar nga autoritetet e Beogradit ndaj qytetarëve serbë të Kosovës në këto komuna. Rezultatet e votimit të djeshëm tregojnë që nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktualë”, vazhdon tutje deklarata.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur mbështetjen dhe gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit në përmbushjen e përgjegjësive të tyre dhe shërbimin ndaj qytetarëve të këtyre katër komunave.
Tutje ka shtuar se me këtë proces, Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për largimin e masave ndëshkuese.
“Me përfundimin e këtij procesi, pa marrë parasysh rezultatin, Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve të saj dhe përgjegjësinë e marrë nga dakordimi me Bashkimin Evropian për deeskalimin e situatës në veri të vendit. Andaj, pas votimit të djeshëm, është koha që masat e padrejta ndaj Kosovës përfundimisht të largohen”, thuhet në deklaratë.
E-Diaspora
-
“Dardania” nga Winterthuri shkëlqen në Festivalin “Hasi Jehon 2024” Nata e tretë ishte radha e SH.K.A “Dardania” edhe atë e fundit...
-
Kaq mërgimtarë u regjistruan deri më 9 maj
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
-
Heidi Heiz: Ndërtuese e urave në arsim – Nga asistentja, në menaxhimin e shkollës
-
“FjalaFest”, festivali i letërsisë shqipe në Milano
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva do të votojë për ndalimin e simboleve të urrejtjes Më 9 qershor votuesit e Gjenevës do të votojnë për një dispozitë kushtetuese që do të...
-
Edhe 56-vjeçarët duan t’i bashkohen policisë së qytetit të Cyrihut
-
Pensioni i 13-të i AHV mund të paguhet përnjëherë në fund të vitit
-
Në Ticino, do votohet për rregullimin e ligjit tatimor
-
Kurti bisedon me ish-Presidenten e Zvicrës, flasin për bashkëpunimin e mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE