Lajme
Vodhi 180 kilogramē djathë, polici gjerman humb vendin e punës
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/files/policia gjermani.jpg)
Pas një aksidenti, një oficer policie gjerman vodhi rreth 180 kilogramë djathë ”Cheddar” nga një kamion i përmbysur dhe si pasojë humbi vendin e punës.
Gjykata e Lartë Administrative e Rheinland-Pfalz hodhi poshtë ankesën e policit, që do të thotë se dënimi i tij i mëparshëm qëndron.
”Oficeri i policisë kishte punuar në policinë e autostradës dhe ishte dashur të vëzhgonte vendin e aksidentit, por jo të kryente këtë gjest”, theksoi gjykata, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.
Ai kishte shkuar me autobusin e policisë te kontejneri i dëmtuar dhe i kishte kërkuar punonjësit të një kompanisë që t’i dorëzonte disa pako me djathë.
Ai vodhi gjithsej nëntë pako djathë, secila me peshë 20 kilogramë, me vlerë 554 euro (594 dollarë).
Në apel, oficeri deklaroi se djathi praktikisht nuk vlente asgjë dhe se kishte dashur ta shpëtonte atë nga shkatërrimi dhe se ai vetë nuk hante fare djathë.
Gjykata kishte një mendim tjetër: polici kishte kryer një vjedhje gjatë detyrës me uniformë dhe me armën e shërbimit.
“Me këtë sjellje, i pandehuri ka dëmtuar rëndë reputacionin e policisë së vendit”, theksoi gjykata./
E-Diaspora
-
Dhunoi dhe abuzoi seksualisht vajzën e tij, shqiptari dënohet me 20 vjet burgim në Francë Një kosovar rreth të pesëdhjetave është dënuar me 20 vjet burgim për dhunimin e vajzës së...
-
Mbrojtësi shqiptar firmos kontratë profesionale me Arsenalin
-
Ngjitet në telat elektrikë të trenit, plagoset rëndë kosovari 14-vjeçar
-
Cyrih: Shoqata Kulturore “Bashkimi”, pjesëmarrëse në Trachtenfest dhe Trachtenumzug
-
Kurti në Izmir pritet nga kryetarja me prejardhje shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Raketa evropiane Ariane-6 do të niset në hapësirë, me bashkëpunimin zviceran Raketa evropiane Ariane-6 është planifikuar të bëjë fluturimin e saj të parë më 9 korrik dhe...
-
Autoritetet e Gjenevës paralajmërojnë ndalimin e notit në Rhone
-
Seksionet e mbyllura të autostradës A13 dhe Simplon Pass do të rihapen
-
A13 përsëri në rrezik, udhëtimi në jug nuk rekomandohet
-
Nisma e gjithëpërfshirjes ka të gjitha nënshkrimet