Kosova

Vdes shkrimtari Ismail Kadare

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, ka vdekur këtë të hënë në moshën 88-vjeçare.

Shkrimtari i njohur u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në QSUT.

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936, në lagjen “Palorto” të Gjirokastrës.

Veprat e tij përkthyer në 45 gjuhë. Letërsia e Kadaresë ka dhënë një kontribut të çmuar në krijimin e gjuhës dhe letërsisë kombëtare. Është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca.

 

Në vitin 2005 fitoi çmimin “Man Booker Prize”, i nominuar krahas nobelistëve Günter Grass, Garbiel Garcia Marquez, Kenzabu Oe etj. Kryetari i jurisë e arsyetoi vendimin për t’i dhënë çmimin Kadaresë me fjalët: “Ismail Kadare është një shkrimtar që hedh në hartë një kulturë të tërë: historinë e saj, dëshirën, folklorin, politikën, fatkeqësitë. Ai është një shkrimtar universal me traditë rrëfimi që shkon deri tek Homeri”.

Në vitin 2009 u nderua me çmimin spanjoll Princi i Asturias për Artet – çmimi më i rëndësishëm letrar në vendet spanjolle dhe një nga çmimet letrare më prestigjoze në botë. Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me çmimin Lerici Pea.

 

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. U bë anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe nga viti 2018 anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Malit të Zi.

 

Ismail Kadare është dekoruar nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”. Me studimin e veprës së Kadaresë janë marrë autorë të huaj në gjuhët amtare gjegjëse, si Eric Faye dhe Jean-Paul Champseix në frëngjisht, Piet de Moor në holandisht, Peter Morgan në anglisht, Bernardo Joffily në portugalisht, Jose Carlos Rodrigo Breto në spanjisht dhe Ece Dillioğlu në turqisht.

 

Mirënjohjet ndërkombëtare:

Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, Kosovë;

Prix mondial Cino Del Duca, Francë, 1992;

Çmimi “Bokaçio” Itali,1997;[133]

Herder Prize, Gjermani, 1998;[134][135]

Ovid Prize, Rumani, 2003;

Çmimi Man Booker International, Britani, 2005;

Princi i Asturias për Letërsinë, Spanjë, 2009;

Çmimi “Lerici Pea”, Itali, 2010;

Çmimi Jeruzalem, Izrael, 2015;[136]

Commandeur de la Légion d’Honneur (C. LH), Francë, 2016;

Çmimi “Letërsia shqipe”, Kosovë, 2017;

Çmimi “Nonino”. Itali, 2018;[35]

Çmimi i karrierës akademike, nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2018;[137]

Çmimi Park Kyong-ni, Korea e Jugut, 2019;

Neustadt International Prize, SHBA, 2020;

Prozart, Maqedoni e Veriut, 2020;