Turizëm
Tre Ishujt, një nga mrekullitë e Shqipërisë
Këta ishuj ndodhen afër plazhit dhe mund t`i arrini edhe duke notuar. Uji është shumë i pastër si kristali, derisa plazhet janë shumë të pastra, duke bërë që të jetë një nga vendet më të vizituara nga turistët e huaj
Shqipëria është e pasur me shumë bukuri. Plazhet e saj kanë impresionuar edhe turistët e huaj. Jugu e Shqipërisë njihet si perla e Ballkanit. Për këto plazhe kanë shkruar edhe shumë media ndërkombëtare, ndërsa turistët që e vizitojnë nuk mbeten të zhgënjyer, ashtu si edhe ekipi ynë i Albinfo.ch.
Njëri nga vendet më të bukura janë Tre Ishujt në Ksamil. Këta ishuj ndodhen afër plazhit dhe mund të arrihen edhe duke notuar. Uji është shumë i pastër si kristali, derisa plazhet janë shumë të pastra, duke bërë që të jetë një nga vendet më të vizituara nga turistët e huaj, shkruan albinfo.ch.
Të gjithë janë impresionuar nga bukuria e këtij vendi dhe dëgjon vetëm fjalë të mira.
Muaji gusht është më i frekuentuari, dhe është shumë vështirë që të gjesh shtretër të lirë, pasi shumica janë të rezervuar.
Afër plazhit ka shumë restorante, që ofrojnë të gjitha llojet e ushqimit, ndërsa mund të kaloni edhe një mbrëmje të bukur, duke shijuar bukuritë e këtij vendi madhështor, që është shndërruar në një pikat më të frekuentuara në Shqipëri.
“Është një vend i mrekullueshëm. Kemi dëgjuar për këtë vend dhe nuk kemi mbetur të zhgënjyer”, thotë një turiste italiane, kurse një tjetër turist polak shton: “Çmimet janë të arsyeshme, kurse vendi shumë i mirë”.
Edhe një grup turistësh gjermanë duket se po kalojnë shumë mirë. “Është gjithçka mirë këtu. Nuk jemi penduar aspak. Njerëzit janë shumë të mirë. Gjithçka është OK”, thotë një prej turistëve nga grupi prej gjashtë gjermanëve.
Gjithashtu afër plazhit të Tre Ishujve, ka shumë plazhe tjera dhe nuk do të zhgënjeheni nga bukuria e tyre.
Nëse keni vendosur t’i kaloni pushimet në jug të Shqipërisë, sigurisht se nuk do të zhgënjeheni, që nga bukuritë e jashtëzakonshme, mikpritja, ushqimet dhe çmimet.
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











