Kuzhina shqiptare
Tavë me mish qengji dhe perime
• 1 1/2 kg mish qengji nga brinjët,
• 2 kg domate,
• 1/2 kg speca,
• 1/2 kg bamje,
• vaj ulliri ose gjalpë, kripë, vegetë, piper, fletë dafine, 1 tubë majdanoz.
Përgatitja:
Ndizet furra në 250º Celsius. Në tavë dheu ose tepsi të përshtatshme vendoset mishi i prerë në copa.
Bamjet fërgohen në vaj gjersa të zbuten pak. Specat pastrohen nga farat dhe priten në copa. Domatet priten në copa të vogla.
Hidhen kripë, piper dhe të gjitha, pasi përzihen mirë, hidhen mbi masën e mishit.
Ulet temperatura në 200 ºC dhe ena futet në furrë të nxehtë për 30 minuta, pastaj largohet nga furra për t’i hedhur yndyrën. Në furrë me temperaturë 180 ºC vazhdon pjekja e ngadalshme, gjersa të shteret lëngu, por jo i tëri dhe të jetë zbutur mishi.
Shërbehet me bukë të vogla mbrumi ose pogaçe.
Ju bëftë mirë!
Të tjera nga Kuzhina shqiptare
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Bernës me Koncertin e Pavarësisë Ky koncert festiv shënoi një një pikë referimi në promovimin e mirëfilltë artistik të Kosovës në...
-
Kinematografia shqiptare, në fokusin e festivalit italian Sudestival 2025
-
Vjenë: Mbrëmje letrare kushtuar “Letërsisë Gjermano-Shqiptare”
-
Për 17 vjet, diaspora dërgoi 13.7 miliardë euro në Kosovë
-
Suzana tregon përkushtim të lartë në Forcën Ajrore të Shteteve të Bashkuara
Jeta në Zvicër
-
Zvicra jep dritën e gjelbër për marrëveshjen e furnizimit me gaz me Italinë dhe Gjermaninë Marrëveshja midis Bernës, Berlinit dhe Romës, e paraqitur në Parlament nga Ekzekutivi, përfshin tre dekrete: një...
-
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Bernës me Koncertin e Pavarësisë
-
Zvicër: Pronarët e qenve në panik për vjedhjet e kafshëve shtëpiake
-
Gjigandi farmaceutik zviceran Roche bashkëpunon me Zealand Pharma për trajtimin e ri të obezitetit
-
Arrestohet një zviceran për sulmet me bomba në Gjenevë