Integrimi
Shqiptari dhe zvicerani, kapen me 72 kg drogë amfetaminë
Përgjegjës për sasinë rekorde të kësaj droge të konfiskuar ndonjëherë në Zvicër, që në tregun e lirë do të kushtonte rreth 1 milion e gjysmë franga, konsiderohen një shqiptar 36 vjeçar nga Kosova dhe një zviceran 39 vjeçar
Policia e Cyrihut ka konfiskuar sasinë më të madhe të drogës së tipit amfetaminë, të kapur ndonjëherë në Zvicër. 72 kilogramë të kësaj droge janë gjetur te shtatë persona, të cilët po mbahen në burg. Si përgjegjësit kryesorë për trafikun me amfetaminë, që në tregun e lirë do të kushtonte rreth 1 milion e gjysmë franga, konsiderohen një shqiptar 36 vjeçar nga Kosova dhe një zviceran 39 vjeçar, shkruan nzz.ch.
Amfetamina e tillë, e njohur dhe me emrin “Speed” përdoret para së gjithash nga frekuentuesit e diskotekave. Krahas kësaj droge janë konfiskuar edhe lloje tjera, njofton policia e Cyrihut.
Ajo i kishte rënë fillimisht në gjurmë një trafikanti droge nga Holanda, i cili furnizonte skenën e diskotekave të Cyrihut me drogë sintetike. Përmes tij, policia i kishte rënë në gjurmë personave që fshiheshin mbrapa kësaj tregtie me shumicë. Kështu, vetëm në një bastisje të bërë, policia kishte gjetur dhe konfiskuar 42 kilogramë të drogës në fjalë.
Hetimet në vazhdim kanë bërë te mundur kapjen e dy korrierëve të drogës, të cilët nga Holanda kishin sjellë në Cyrih edhe 30 kilogramë tjera të drogës.
Shqiptari dhe zvicerani dyshohen se nga viti 2009 deri në vitin 2013 e kanë furnizuar një tregtar zviceran me drogën amfetaminë. Tre të burgosur të tjerë në lidhje e këtë rast janë zviceranë të moshave 30 deri 40 vjet.
Një zëdhënës policie thotë se deri vonë nuk është ditur asgjë për ekzistimin e një rrjeti të tillë. “Ne e kemi nënçmuar këtë segment”, ka thënë ai për mediet zvicerane.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin Votuesit e Bazelit të dielën miratuan me shumicë dërrmuese që qyteti të shpenzojë afro 40 milionë...
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër