Maqedonia
Specializantët vazhdojnë grevën në Maqedoninë Veriore
Ata thonë se revolta do të vazhdojë derisa nuk marrin informacion në formë të shkruar se kërkesat e tyre janë pranuar
Dita e dytë e grevës së specializantëve privatë. Ata thonë se revolta do të vazhdojë derisa nuk marrin informacion në formë të shkruar se kërkesat e tyre janë pranuar. Specializantët kërkojnë rritje të pagave nga 26 mijë në 44 mijë denarë dhe sigurim shëndetësor e pensional. Mjekja specializante, Hristina Ilioska, hodhi poshtë deklaratën e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Demiri, se greva është e nxitur politikisht.
“Dua ta përgënjeshtroj deklaratën e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Demiri, se pas kësaj greve ka prapavijë dhe motive politike. Nuk kemi asnjë motiv për atë, motivet kryesore për këtë grevë janë të gjithë këta kolegë mbrapa meje që kërkojnë kushtet themelore për jetë…. Unë personalisht nuk kam librezë të asnjë partie politike, e vetmja librezë që e kam në shtëpi është ajo e dhurimit të gjakut, në të cilën shkruan zero pozitiv”, tha Hristina Ilioska, mjeke specializante.
Pacientët ankohen se greva shkakton kaos në institucionet shëndetësore. Ata theksojnë se mezi arrijnë të kryejnë punë deri pas mesdite, transmeton albinfo.ch.
“Më vjen shumë keq për këtë që po u ndodh mjekëve të rinj që nuk i pranojnë. Aty ka njerëz që presin, domethënë në onkologji është tmerr. Njerëzit presin me orë që të vijnë deri te kimoterapia. Atje ka shumë turma, mund të prisni që do të kryeni punë pas orës 12, vini në mëngjes në që të zini radhën dhe nëse arrini në kimoterapi deri në orën 1 është super. Le të themi nëna ime është prej Shkupi, paramendoni dikujt që i duhet të vijë nga jashtë Shkupit, që ndoshta do u duhet të vijnë prapë nesër”, u shpreh një paciente.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri një ditë më parë kërkoi durim nga specializantët, duke nënvizuar se pas zgjedhjeve do të kërkojë rishikim të buxhetit me çka do të siguroheshin fonde për rritjen e të ardhurave të tyre, përkatësisht harmonizim të të ardhurave të tyre me ato të specializantëve të punësuar nëpër shtëpitë e shëndetit publik.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin Thun Bëhet e ditur se në sheshin kryesor të Thun ishte një organizim, ku shumë njerëz kalimtarë...
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025?
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
Jeta në Zvicër
-
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin Thun Bëhet e ditur se në sheshin kryesor të Thun ishte një organizim, ku shumë njerëz kalimtarë...
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023