Kosova
Sot votohet për apo kundër shkarkimit të kryetarëve të veriut
Qytetarët e katër komunave në veri të Kosovës do të votojnë sot nëse duan t’i shkarkojnë kryetarët aktualë komunalë.
Qendrat e votimit në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin-Potok dhe Zveçan u hapen nga ora 7 e mëngjesit.
Lista Serbe ka bërë thirrje për bojkotim të këtij votimi.
Kryetarët shqiptarë të Zveçanit, Zubin-Potokut, Leposaviqit e Mitrovicës së Veriut i morën mandatet në prill të vitit të shkuar nëpërmjet zgjedhjeve që po ashtu janë bojkotuar nga serbët, me thirrjen nga Lista Serbe.
Për t’i shkarkuar kryetarët duhet votuar 50 për qind plus një votues, që procesi të rezultojë i suksesshëm dhe të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme.
Erden Atiq është kryetar i Mitrovicës së Veriut, Ilir Peci i Zveçanit, Lulzim Hetemi i Leposaviqit dhe Izmir Zeqiri i Zubin-Potokut.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe në Zvicër, një realitet në rritje, që pret të njihet Dr. Dr. Naxhi Selimi: “Kjo qasje ndaj shqipes do të ndryshojë, jo vetëm për shkak të...
-
Marigona do të ngjitet në skenën prestigjioze të operës në Frankfurt
-
Konsulli i Kosovës në Cyrih thirrje bashkatdhetarëve për regjistrim
-
Arbër Rama, “EAZ”, fiton çmimin e parë për hitin zviceran të vitit
-
Jetullah Haliti-Eti hap ekspozitë të arteve pamore në Sion
Jeta në Zvicër
-
Gjuha shqipe në Zvicër, një realitet në rritje, që pret të njihet Dr. Dr. Naxhi Selimi: “Kjo qasje ndaj shqipes do të ndryshojë, jo vetëm për shkak të...
-
Konsulli i Kosovës në Cyrih thirrje bashkatdhetarëve për regjistrim
-
Protestat pro-palestineze u mbajtën në katër universitete zvicerane
-
Cyrih: 4 veta ikin nga burgu për të rinj, njëri prej tyre është kapur
-
Arbër Rama, “EAZ”, fiton çmimin e parë për hitin zviceran të vitit