Lajme
Shamitë në shkolla, konfuzion në Kosovë
Vajzat që bartin mbulesa islame diku mund ta vijojnë mësimin e diku jo. Këto standarde janë vendosur nga komunat dhe drejtorët e shkollave në komunat e Kosovës
Fillimi i vitit shkollor i ka venë në siklet administratat e arsimit nëpër komuna, por edhe vetë nxënëset dhe mësimdhënëset që bartin shamia. Gjatë dy javëve të kaluara, vajzat që bartin mbulesa islame diku po mund ta vijojnë mësimin e diku jo. Këto standarde janë vendosur nga vetë komunat dhe drejtorët e shkollave.
Në Gjilan sivjet ndjekin mësimin më shumë se 18 vajza me uniformën fetare dhe që të gjithave u është lejuar vijimi i mësimit, si në shkollë fillore ashtu edhe në të mesme, raporton KTV. Njëra nga to është edhe Ermira Sarabaj, e cila thotë se për dallim prej viteve të tjera sivjet nuk i ka dalë problem.
“Kur ia kemi filluar mësimit i kam pasur disa probleme në klasën e 11-të, sepse kam pasur dëshirë së pari t’i pyes disa profesorë, por më kanë thënë njëherë jo, mirëpo tash për momentin është mirë, nuk kam probleme”, ka deklaruar ajo.
Në Gjilan duket se ekziston një standard tjetër. Labinota Demi është vajza e parë që ka siguruar votat për të hyrë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa aktualisht punë edhe zyrtare e lartë në Komunën e Gjilanit. Ajo si pjesëtare e Partisë së Drejtësisë ka nënshkruar koalicion me PDK-në, me kusht që kjo e fundit ta nxjerr një udhëzim administrativ në Ministrinë e Arsimit, që të lejohet shamia në shkolla.
Por, për kryetarin e Gjilanit, Lutfi Hazirin, vlen vetëm ajo që thotë Kushtetuta, e cila, sipas tij, parasheh barazi për të gjithë e jo aktet nënligjore të ministrive.
“Nuk ka të bëjë me shkelje, ka të bëjë me parimin e mosdiskriminimit që Kushtetuta e Republikës e determinon barazinë etnike dhe fetare për secilin. Dhe, natyrisht këta fëmijë për shkak të bindjeve fetare nuk mund të diskriminohen, të largohen nga procesi mësimor, në veçanti kur kemi të bëjmë me arsimin fillor që është i obligueshëm”, ka thënë ai.
Problemi i zgjidhjes së çështjes së mbulesës është problem që detyrimisht duhet në të ardhmen të zgjidhet, ka thënë ai
Ndërsa në Prishtinë dhe në disa qytetet të tjera, vajzat që bartin shamia nuk mund të vijojnë mësimin. Madje para një shkolle në kryeqytet, ka dy javë që disa vajza presin para derës për të hyrë në shkollë, ndërsa këtë nuk ua lejon drejtoria. Ky veprim ka shqetësuar deputetin e PD-së, Gëzim Kelmendi, i cili ka prishur koalicionin me PDK-në.
Shefja e kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Fitore Pacolli tha se ka kërkuar nga MASHT sqarime se çfarë quhet uniformë fetare. Zyrtarë të MASHT-it i kanë thënë KTV-së se në ato komuna ku nuk po respektohet udhëzimi administrativ MASHT-i do të marrë masa pasi që deri në një vendim tjetër kërkohet respektimi i udhëzimit aktual administrativ.
Ndryshe, në tetor të vitit 2011 me një aktvendim, Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk i ka dhënë të drejtë 19-vjeçares, Arjeta Halimi, për të vijuar mësimet në shkollën “Kuvendi i Lezhës” në Viti, duke bartur shaminë në kokë. Sipas Kushtetutës, Kosova është shtet laik.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, rritja ndikon si në ndërtim, ashtu...
-
A janë zviceranët dorështrënguar?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës