Maqedonia
Sa vëzhgues do të jenë në zgjedhje?
Nga vendorët, më të shumtë do të jenë vëzhguesit e Shoqatës për zhvillim të shoqërisë – inovacione sociale “WAKE UP” – Shkup – 182
Gjithsej 942 vëzhgues, gazetarë të huaj dhe përkthyes janë akredituar për ndjekjen e Zgjedhjeve presidenciale më 24 prill në Maqedoninë Veriore, transmeton albinfo.ch.
Siç është kumtuar në ueb-faqen e KSHZ-së, përfundimisht më 19 prillin janë akredituar 342 vëzhgues dhe përkthyes vendorë dhe 568 të huaj, prej të cilëve më të shumtë janë nga OSBE/ODIHR – 375. Nga vendorët, më të shumtë do të jenë vëzhguesit e Shoqatës për zhvillim të shoqërisë – inovacione sociale “WAKE UP” – Shkup – 182.
Përveç këtyre organizatave të akredituara për vëzhgim të Zgjedhjeve për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 dhe për Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024, janë Shoqata e qytetarëve CIVIL – Qendra për liri – Shkup, Shoqata për promovim dhe zhvillim të shoqërisë inkluzive Inkluziva Kumanovë, Fondacioni Romët për demokraci – Shkup, Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës – komisioni ad hok për vëzhgim të zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Instituti nacional demokratik për Punë të jashtme, Uashington SHBA – filali Republika e Maqedonisë së Veriut, Qendra për zhvillim të sistemeve zgjehdore, reforma dhe trajnim (qendër trajnimi) e Komisionit qendror zgjedhor të Gjeorgjisë, Ambasada e Republikës së Sllovakisë në Shkup dhe Asociacioni evropian për dialog dhe demokraci – Bergen, Norvegji.
Zgjedhjet për shef të shtetit do t’i ndjekin edhe 32 gazetarë të huaj, mes të cilëve edhe nga agjencitë Rojters dhe Frans pres, Euronjus Albania, Pres foto agjencia evropiane – EPA, Al Xhazira Ballkan, Zëri i Amerikës – redaksia maqedonase, Top Channel Shqipëri – departamenti Kosovë dhe të tjera.
Zgjedhjet e shtata presidenciale në vend do të mbahen më 24 prill, ndërsa rrethi i dytë i mundshëm së bashku me parlamentaret, më 8 maj.
E-Diaspora
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut! Një grup veprimtarësh nga disa shtete arritëm të bëhemi bashkë dhe nën “hijen e fjamurit të...
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
Jeta në Zvicër
-
Nemo theu trofeun e Eurovisionit nga gëzimi Eurovision Song Contest 2025 do të zhvillohet në Zvicër. Titujt në prag të finales pikturuan një...
-
Zvicra fituese: Këto janë vendet ku mund të mbahet Eurovisioni 2025
-
Dritat veriore përsëri të dukshme në Zvicër
-
Zvicra fiton Eurovision 2024
-
Gjithçka që duhet të dini për kulturën e pishinave të jashtme të Zvicrës