Kosova
Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare feston 10-vjetorin
Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare, kryesisht ato nga Diaspora, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, feston 10-vjetorin, shkruan albinfo.at.
Ky event 10-vjetori kurorëzon të gjitha sukseset e deritanishme të Rrjetit, i cili nga viti i themelimit ka mbledhur në Prishtinë dhe qytetet e tjera shqiptare qindra-mijëra biznese nga Diaspora, duke u bërë kështu faktori kryesor ekonomik që ndikoi në rritjen e exportit që është dëshmuar vite me radhë.
Eventi përmban:
E premte, 17 maj, hapja në orën 10:00 – Panairi i Bizneseve:
Një platformë unike për bizneset prodhuese shqiptare për të prezantuar produktet dhe shërbimet e tyre inovative, duke nxitur bashkëpunimin dhe zgjerimin e mundësive të reja të biznesit. Bizneset nga diaspora do të kenë mundësinë të njihen me ofertat e ndryshme dhe të eksplorojnë potencialin për bashkëpunim si dhe një mundësi të takohen me udhëheqësit e komunave për të diskutuar potencialin e tyre për investime.
E shtunë, 18 maj, nisja në orën 10:00 – Vizita në terren: Pjesëmarrësit nga diaspora do të vizitojnë disa nga prodhuesit vendorë, duke nxitur shkëmbimin e praktikave të mira dhe fuqizimin e lidhjeve mes bizneseve vendase dhe atyre të diasporës.
E shtunë, 18 maj, 19:00 – Darka solemne: Degët e Rrjetit organizojnë një mbrëmje festive në mbyllje të aktivitetit dyditor, ku do të festojmë dhe vlerësojmë arritjet e deritanishme dhe do të ndërtojmë ura të reja drejt bashkëpunimeve të ardhshme.
E-Diaspora
-
Njoftim për bashkatdhetarët: Kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë deri në mbylljen e afatit për regjistrimin e popullsisë ReKos 2024 Konsullatat e përgjithshme në të gjitha shtetet e Evropës, përfshirë edhe shtetasit shqiptarë në Amerikë dhe...
-
Ardon Jashari, me çmimin “Safp Golden Eleven” si mesfushori më i mirë në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave
-
Shqipja në Zvicër, pak histori dhe disa probleme aktuale
Jeta në Zvicër
-
Ardon Jashari, me çmimin “Safp Golden Eleven” si mesfushori më i mirë në Zvicër Swiss Association of Football Players së fundmi ka ndarë disa çmime për futbollistët më të mirë...
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night
-
Migrimi ndërmjet kantoneve zvicerane – fituesit dhe humbësit
-
Rritje e racizmit në shkollat zvicerane
-
Në këtë kohë dhe vend priten kolona për festat publike në Zvicër