Sport

Robin Krasniqi, më 22 prill kundër Arthur Abraham

Boksieri shqiptar Haxhi (Robin) Krasniqi do të përballet me Arthur Abrahamin më 22 prill në Erfurt të Gjermanisë

Tashmë është edhe zyrtare. Është konfirmuar meçi i radhës së boksierit të njohur shqiptar Haxhi Robin Krasniqi, shkruan albinfo.ch.

 

Boksieri shqiptar do të përballet me Arthur Abrahamin më 22 prill në Erfurt të Gjermanisë.

 

Meçi i Robin Krasniqit me Abrahamin do të jetë meç kualifikues për titullin WBO të botës në kategorinë super të mesme. Krasniqi në renditjen e WBO mban pozitën e tretë e Abraham të dytën.

 

Ky meç pritet të jetë mjaft interesant duke parë cilësitë e dy boksierëve që pritet të dhurojnë një duel spektakolar.