Lajme
Reshje bore, vështirësohet qarkullimi në Kosovë e Shqipëri
Trashësia e borës në rrafshin e Kosovës ka shkuar mbi 20 cm, ndërsa Policia e Kosovës iu rekomandon të gjithë vozitësve që t’i keni me vete zinxhirët. Edhe në Shqipëri ka vështirësi në qarkullim

Reshjet e pandërprera të borës që filluan mbrëmjen e të dielës, kanë vështirësuar dukshëm qarkullimin e automjeteve nëpër Kosovë. Trashësia e borës në rrafshin e Kosovës ka shkuar mbi 20 cm, ndërsa Policia e Kosovës iu rekomandon të gjithë vozitësve që t’i keni me vete zinxhirët. Brenda 24 orëve kanë ndodhur 79 aksidente.
Po ashtu, Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi, ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit si dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve, sepse të reshurat e vazhdueshme ndikojnë në zvogëlimin e dukshmërisë në rrugë.
“Andaj me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës vazhdon të apeloj tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë dispozitat ligjore të trafikut, të posedojnë pajisjet e nevojshme dimërore, të ju përshtaten kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike, pasi që këto norma ligjore janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas njoftimeve zyrtare, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kaluara, por në disa rajone me vështirësi. Gjendja më e rëndë përshkruhet në komunën e Dragashit, ku reshjet e botës dhe erërat e fuqishme kanë bllokuar disa rrugë të fshatrave. Megjithatë, kompanitë për pastrimin e borës janë aktiv në të gjithë rajonin.
Ndryshe, reshjet intensive të dëborës kanë vështirësuar qarkullimin në disa prej akseve rrugorë në juglindje dhe veri të Shqipërisë. Po ashtu ka vështirësi në qarkullim edhe në Qafën e Thanës, Qafë Plloçë, Qafën e Qarrit por edhe nëpër Qakorr.
Policia Rrugore njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve se si pasojë e reshjeve të dëborës duhet të përdoren zinxhirët në qarkun e Korçës, në qarkun e Vlorës, në Qafë Llogara. Në Veri të vendit, në akset e Shkodrës dhe të Pukës duhet të përdoren zinxhirët, sepse bora ka kaluar trashësinë gati në 50 cm.
Meteorologët kanë parashikuar një mot të ftohtë gjatë kësaj jave. Të mërkurën temperaturat priten të shkojnë në minus 20 gradë, që tregon se po kthehet dimri i vërtetë në Ballkan.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë Kosova ka parë një rritje të ndjeshme të investimeve në patundshmëri, veçanërisht nga diaspora. Sipas të...
-
Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike
-
Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani
-
Vazhdon mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Për të minimizuar vonesat, Swiss po zgjeron ndarjet e bagazheve Duke filluar nga fundi i vitit 2025, avionët zviceranë do të kenë ndarje më të mëdha...
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra për këtë javë
-
Përballë sfidave të plakjes, Zvicra duhet të rimendojë kujdesin për të moshuarit
-
Zvicra po shkon drejt rishikimit të energjisë bërthamore
-
“Një këshillë – 673 milionë CHF”, shumë para federale shpenzohen për konsulentë dhe shërbime të jashtme