Kosova
Protestë më 1 maj nga punëtorët e arsimit në Kosovë
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka paralajmëruar protestë më 1 maj, me arsyetimin se Qeveria ka qasje të keqe ndaj punëtorëve të arsimit.
“Qeveri, ju bëjmë apel ndryshoni qasjen e keqe ndaj punëtorëve të arsimit dhe të punësuarve të tjerë në sektorin publik e privat dhe kështu do të parandaloni veprimet e tjera sindikale”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.
SBASHK-u ka kritikuar qeverinë Kurti.
“Në qeverisjen tuaj gjërat ndryshuan dhe ju i nderuari Kryeministër, por edhe ministri Murati e ministrja Nagavci keni qasje të keqe ndaj punëtorëve të arsimit dhe kërkesave të tyre legjitime. Tani, si për inat, kolegët nga sindikatat e arsimit të vendeve të rajonit po na lavdërohen me pagat e ngritura vazhdimisht, që dallojnë shumë krahasuar me pagat në Arsimin Parauniversitar të Kosovës. Po na krenohen edhe me Kontratat e tyre Kolektive, për Ligjin për sigurimin shëndetësor, për atë të skemave pensionale dhe për kushtet e punës dhe për respektin e shprehur publikisht të qeverive të tyre ndaj figurës së mësuesit. Ju vepruat krejt ndryshe. Punuat Ligjin për paga që nuk realizoi pritjet tona të arsyeshme. Ju lëvizët në mënyrë ironike vlerën e koeficientit të pagave. Ju nuk e bëtë Ligjin për sigurime shëndetësore. Ju bëtë ndryshime e plotësime në Ligjin për skemat pensionale dhe, si me qëllim, mohuat të drejtën e fituar nga neni 8, paragrafi 6 që vitet e 90-ta i pranonte arsyeshëm si vite kontributdhënëse”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.
Sipas sindikatës, Qeveria s’ka bërë asgjë për përmirësimin e kushteve në arsim.
“Ju paralizuat punën e Këshillit Ekonomik Social. Ju nuk doni të nënshkruani tani e sa kohë Marrëveshjen Kolektive që garanton të drejtat e punëtorëve në sektorin publik dhe atë privat. Si reagim i kësaj qasje të keqe ndaj punëtorëve të arsimit dhe të tjerëve, do të ketë protestë më 1 maj”, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe në Zvicër, një realitet në rritje, që pret të njihet Dr. Dr. Naxhi Selimi: “Kjo qasje ndaj shqipes do të ndryshojë, jo vetëm për shkak të...
-
Marigona do të ngjitet në skenën prestigjioze të operës në Frankfurt
-
Konsulli i Kosovës në Cyrih thirrje bashkatdhetarëve për regjistrim
-
Arbër Rama, “EAZ”, fiton çmimin e parë për hitin zviceran të vitit
-
Jetullah Haliti-Eti hap ekspozitë të arteve pamore në Sion
Jeta në Zvicër
-
Gjuha shqipe në Zvicër, një realitet në rritje, që pret të njihet Dr. Dr. Naxhi Selimi: “Kjo qasje ndaj shqipes do të ndryshojë, jo vetëm për shkak të...
-
Konsulli i Kosovës në Cyrih thirrje bashkatdhetarëve për regjistrim
-
Protestat pro-palestineze u mbajtën në katër universitete zvicerane
-
Cyrih: 4 veta ikin nga burgu për të rinj, njëri prej tyre është kapur
-
Arbër Rama, “EAZ”, fiton çmimin e parë për hitin zviceran të vitit