Integrimi
Promovim i gjithanshëm i Kosovës në Bazel
Mbi 50 partnerë zviceranë dhe kosovarë të projektit informojnë vizitorët në stendat e tyre në lidhje me iniciativat e tyre të planifikuara ose që janë në rrjedhë e sipër në sferën e bashkëpunimit në mes dy vendeve
Çfarë i lidh Kosovën dhe Zvicrën? Çfarë perspektivash të bashkëpunimit ekzistojnë mes tre? Shoqata GjakovaBasel mban më 30 dhe 31 janar në qendrën Gundeldingerfeld të Bazelit një aktivitet informativ dhe promovues me temën Kosova-Zvicra. Një ekspozitë dhe prezantime, stenda me informacione dhe atraksione si dhe kontakte te drejtpërdrejta e vejnë në pah bashkëpunimin në mes të partnerëve në Ksoovë dhe ë Zvicër në fushat si ekonomia, turizmi, kultura, arsimi, shendeteüsia dhe bashkëpunimi zhvillimor.
Takimi GjakovaBasel do të organizohet për herë të parë këtë vit dhe synon që të etablohet edhe në vitet e ardhshme ashtu sikurse edhe projektet tjera të partneritetit ë mes të Kosovës dhe Zvicrës.
Aktiviteti ofron përjetime interesante dhe befasi ndërsa u ofron personave të interesuar një pamje të freskët në shtetin më të ri të Evropës.
Mbi 50 partnerë zviceranë dhe kosovarë të projektit informojnë vizitorët në stendat e tyre në lidhje me iniciativat e tyre të planifikuara ose që janë në rrjedhë e sipër në sferën e bashkëpunimit në mes dy vendeve. Ky aktivitet do të shndërrohet në një shesh takimi dhe konsultimi në mes të bartësve të projekteve të ndryshme, institucioneve kulturore, ndërmarrjeve dhe përfaqësueseve të institucioneve që ofron kushte ideale për prezantimin e projekteve para një publiku të interesuar.
Programi dyditësh bën prezantimin e Kosovës si cak turizmi si vend i rinisë, sportit, arsimimit, pastaj angazhimin e Zvicrës në Kosovë , prezantimin e produkteve nga Kosova, partneritetit në sferen IT dhe në shërbime, kulturë, performanca live dhe prezantim librash.
albinfo.ch është partner dhe sponsor medial i aktivitetit
Hyrja gjatë ditës është gratis. Biletat për aperon që mbahet më 31 janar nga ora 18 mund të merren deri në hapjen e aktivitetit, në evndin ku ai mbahet, Ndërsa biletat për mbrëmjen gala blihen online deri më 27 janar përmes webfaqes (kanë mbetur vetëm edhe pak vende!).
Për informacionet tjera: www.gjakovabsel.com ose te kryetari i shoqatës, Georg Fankhauser (Email:georg.fankhauser@gjakovabasel.com. Tel. 0041 79 95965
Flyer_Wir setzen auf Zusammenarbeit Kosovo-Schweiz
Shkarko DokumentinMedienmitteilung23.JanaurDeutsch
Shkarko DokumentinTë tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike Në një mbrëmje të ngarkuar me emocione, poetja e njohur shqiptare Mimoza Ahmeti u mirëprit në...
-
Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani
-
Vazhdon mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani
-
Studentët shqiptarë të Universitetit të Muzikës në Vjenë mirëpriten nga Fate Velaj
Jeta në Zvicër
-
A mund të përdoret AI në psikoterapi? Ndërsa mungesa e terapistëve në Zvicër po bëhet gjithnjë e më shqetësuese, inteligjenca artificiale (AI) po...
-
A i japin shtysë tarifat e SHBA traktateve të BE-së?
-
Zvicër: Vaksinat anti-Covid në vlerë milionëshe përfunduan pa u përdorur
-
Valais kampion i raclette, rekord botëror me gati 5,000 pjesëmarrës
-
Nivel i ulët i ujit në liqenet zvicerane, ja cilat janë arsyet