Kosova
Përgjegjësitë e palëve në dialog, Lajçak: Kosova ta pranojë draftstatutin evropian
Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se të dyja shtetet kanë listë të gjatë të obligimeve të papërmbushura nga marrëveshjet e kaluara, përcjell albinfo.ch.
Derisa ka theksuar përgjegjësitë që palët i kanë për t’i përmbushur, ka thënë se për Kosovën është ta pranojë draftstatutin evropian.
“Fokusi tani duhet të jetë në përparimin e zbatimit të plotë të Marrëveshjes pa parakushte e vonesa. Përgjegjësitë e palëve janë të qarta: i takon Kosovës të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ta pranojë draftstatutin evropian, dhe është në dorën e Serbisë të përmbushë obligimet e saj të shumta paralelisht, duke filluar nga njohja e simboleve të Kosovës, dokumentet dhe institucionet”, ka thënë Lajçak në një intervistë për median serbe Nova.
Së fundmi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pati thënë se draftstatuti për Asociacionin i propozuar nga BE-ja nuk është obligativ për Kosovën. Pati shtuar se BE-ja nuk ka kompetencë t’i propozojë Kosovës draftstatut. Kryeministri Albin Kurti është pajtuar në parim me përmbajtjen e draftit të ofruar nga Brukseli.
Lajçak beson se edhe Kurti, e edhe Vuçiqi mund të marrin vendime mbi normalizimin e marrëdhënieve pasi, siç ka dhënë ai, “të dy kanë mandate të fuqishme për të marrë vendime të vështira politike, të cilat procesi i dialogut i kërkon pashmangshëm”.
Sipas tij, “kompromise dhe fleksibilitet nevojiten për të avancuar në normalizimin e marrëdhënieve, si dhe vizion strategjik”.
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Zvicër
-
Shtim i rasteve të sulmeve ndaj infermierëve në Zvicër Dhuna po përshkallëzohet gjithnjë e më shumë në spitalet dhe klinikat zvicerane, raporton “SonntagsBlick”. Sipas një...
-
Bllokime të reja trafiku përpara tunelit Gotthard
-
Zvicra vendosi të ndajë të dhënat e pasagjerëve të fluturimit me policinë
-
4% e shoferëve në Zvicër drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit
-
Përmbledhje e lajmeve nga Zvicra për të cilat duhet të dini këtë javë