Shqipëria
Përfituan 7 milionë euro nga shtetasit gjermanë në Call Center, kërkohet burg për shtetasin shqiptar
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lexuar pretencën për 13 të akuzuarit për skemën e mashtrimit përmes “Call Center”, duke përfituar rreth 7 milionë euro nga shtetas gjermanë.
Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar, SPAK kërkoi 9 vjet burg për Erjon Kasmin, që konsiderohet personi kryesor që ngriti skemën e mashtrimit të shtetasve nga Gjermania përmes Call Center. Për Xhulian Xhafën, personin e dytë më të rëndësishëm të grupit, SPAK kërkoi dënimin me 8 vjet e 6 muaj burg, ndërsa për 11 të tjerët dënim alternative me shërbim prove.
Sipas hetimit, dyshohet se Kasmi, së bashku me 12 persona të tjerë, krijuan skemën e mashtrimit përmes thirrjeve telefonike të shtetasve gjermanë, duke i marrë rreth 7 milionë euro, transmeton atsh, përcjell albinfo.ch. Organi i akuzës ka sekuestruar më herët disa llogari bankare të të akuzuarve si dhe disa pasuri të paluajtshme. Pretenca e SPAK-ut parashikon për llogaritjen e zbritjes së 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
E-Diaspora
-
Osmani: Mërgata, urë lidhëse mes Kosovës e Zvicrës Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ndihmës sekretaren e shtetit dhe shefen e...
-
Floriani 10 vjeçar bën selfie me Xhakën, i kushtoi babait të tij 2600 franga
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
Jeta në Zvicër
-
Floriani 10 vjeçar bën selfie me Xhakën, i kushtoi babait të tij 2600 franga Floriani i vogël (10) është një tifoz i madh i Granit Xhakës: Nëntorin e kaluar, ai...
-
Pse 1 Maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
E hëna në Zvicër: Përmbledhje e lajmeve më të fundit
-
Çfarë do të votohet në Cyrih më 9 qershor?
-
Rriten rastet e abuzimit psikologjik të fëmijëve në Zvicër