Kosova
Osmani takoi Hovenierin, i tha se masat e BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Zhvillimet e fundit në vend ishin në fokus të diskutimit, me ç’rast theks i veçantë është vënë tek rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
“Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier diskutuan edhe për procesin e votimit në katër komunat veriore, me ç’rast presidentja Osmani ripotencoi se vazhdimi i masave është i padrejtë dhe se Kosova i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato”, thuhet në njoftimin e Presidences së Kosovës.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua edhe për një sërë të arriturash dhe projektesh të përbashkëta, në mesin e të cilave edhe fillimi zyrtar i Programit Kompakt të MCC-së në Kosovë, i cili projekt pritet ta transformojë sektorin e energjisë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqipëria, pjesë e paradës së karnavaleve në Berlin Bëhet e ditur se edhe Shqipëria do të jetë pjesë e paradës së karnavaleve në Berlin,...
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Alain Berset kaloi një javë pune të frytshme në Shqipëri Berset paraqiti kandidaturën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Zvicra e mbështet...
-
A mund të mbulohen së shpejti syzet dhe lentet e kontaktit nga sigurimi shëndetësor zviceran?
-
Po bëhet presion që Eurovizioni të organizohet në Gjenevë
-
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
-
Rruga Gotthard Pass mbetet e mbyllur gjatë “Pentecost”