E-Diaspora

Organizohet dreka e dytë humanitare në Basel

Më 29 nëntor 2015 në ora 12.00 - 17.00 në ABSM- Basel (ftesa vijon) shtrohet dreka e dytë humanitare për familjet me nevojë në Kosovë, që do organizohet sërish nga 5 nënat shqiptare.

 

Dreka humanitare në ndihmë të familjeve me nevojë në Kosovë e mbajtur më 24 janar 2015,  organizuar nga Igballe Bekteshi Salihu Valbone Hoti, Lendita Osaj Kuqi, Florije Xhema dhe Drita Ibrahimi- Shabani, ishte realizuar ashtu sic ishte planifikuar, thotë kjo e fundit për albinfo.ch.

“Të hollat e grumbulluara nga miqtë e shumtë zviceranë dhe shqiptarë, të cilët mundësuan që këtyre familjeve sado pak të zbutet ajo gjendje e mjerueshme që ne e pamë gjatë shpërndarjes së ndihmave”, tha Drita  Ibrahimi- Shabani.

“Ndihmat ishin shpërndarë në mënyra të ndryshme duke filluar nga blerja e ilaçeve, gjërave shtëpiake, pagesa në furrë për bukë për një vit të tërë, rroba, e deri te dhënia direkte e të hollave”, tregon për aksionin humanitar, Drita  Ibrahimi- Shabani.

Por ky misioni për ndihmë do të vazhdojë dhe Drita Shabani ka bërë thirrje të gjithe atyre që duan të ndihmojnë familjeve me nevojë.

Më  29 nëntor 2015 në ora 12.00 – 17.00 në ABSM- Basel (ftesa vijon) shtrohet dreka e dytë humanitare për familjet me nevojë në Kosovë, që do organizohet sërish nga 5 nënat shqiptare.

“Ne së bashku me ju kemi zbutur  pakëz ata në varfëri  dhe keni sjell buzqeshje  në fytyra të  këtyre njerëzve. Edhe uratat ishin aq të mëdha nga ata dhe aty edhe njëherë e perjetuam se sa e nevojshme eshte kjo ndihmë për ta”, shprehet në emër të nënave Drita  Ibrahimi- Shabani.

dreka-BAsel-3-Drita-Shabani