E-Diaspora

Një festë shumëngjyrëshe në festivalin e kulturave në Salzburg të Austrisë

Të shtunën, më 09. 07. 2016, në qytetin e vjetër të Salzburgut do të dëgjohet muzikë në gjuhë të ndryshme, do të vallëzohet dhe festohet në mënyra të ndryshme, ku do të ketë edhe specialitete të shumta nga kuzhinat e tyre.

Shoqata austriake – shqiptare “Aleksandër Moisiu”, së bashku me grupin e vallëzimit “Tradita” nga Ulqini, do të prezantohen me një program të pasur popullor,  shkruan salzburg.com, përcjell albinfo.ch.

Festivali “Fest der Kulturën” do të organizohet për shkak të 200-vjetorit të qytetit të Salzburgut.

Kryesia e shoqatës “Alekander Moisiu” ka bërë thirrje që gratë dhe vajzat shqiptare të kontribuojnë me ushqimet tona tradicionale në këtë festë të madhe, e cila do të organizohet në qendrën e qytetit të Salzburgut.