Portrete të firmave

Në Zvicër paguhet edhe përkujdesja për familjarët në shtëpi

Drin Korça, bashkëpronar i spitexit Mednest24, në intervistë thotë se tash e tutje të gjithë ata që përkujdesen për familjarët e tyre në shtëpi kompensohen me një pagë nga spitexi i përmendur

Naser Sopaj dhe Drin Korça kanë themeluar dhe po e drejtojnë një shërbim të veçantë përkujdesjeje në shtëpi të pacientit. Spitexi i tyre Mednest 24 gjendet në Regendorf ndërsa operon në tërë Kantonin e Cyrihut. Për t`i treguar lexuesit tonë se për çfarë bëhet fjalë, albinfo.ch ka zhvilluar një intervistë me bashkëpronarin Drin Korça. Ai, veç tjerash, inkurajon shqiptarët e Zvicrës që kanë nevojë të shfrytëzojnë shërbimet e spitexit në shtëpi, të cilat, deri më tani nuk janë të shfrytëzuara sa duhet. Madje tash e tutje të gjithë ata që përkujdesen për familjarët e tyre në shtëpi kompensohen me një pagë nga spitexi i tyre Mednest24

 Albinfo.ch: Ju jeni bashkëpronar dhe themelues të ë spitexit “Mednest24”. Na thoni, kur e keni themeluar, ku ndodhen zyrat dhe kush është në krye të spitexit?

 Drin Korça: Spitexi Mednest24 është themeluar në vitin 2022. Përgjegjës të këtij spitexi janë Naser Sopaj dhe Drin Korça. Ndërsa zyrat janë me lokacion në Regensdorf, mirëpo ne operojmë në një radius prej  20 kilometrash prej ku ofrojmë shërbimet tona për pacientët.

Albinfo.ch: Si erdhi ideja të krijoni një spitex tuajin në një konkurrencë të fortë në kantonin e Cyrihut?

 Drin Korça: Si dy kolegë që kemi punuar një kohë të gjatë nëpër spitale dhe institucione të ndryshme shëndetësore dhe duke pasur parasysh eksperiencën shumëvjeçare, morëm një vendim dhe jo të lehtë për të hapur spitexin tonë me emrin Mednest24.

 Albinfo.ch: Sa punonjës i keni përafërsisht dhe çfarë kualifikimesh profesionale kanë?

 Drin Korça: Spitex Mednest24 po rritet me hapa të shpejtë, kemi kuadro të ndryshme shëndetësore, të diplomuar, specialist të shëndetësisë dhe ekipin asistues të Infermierëve.

Albinfo.ch: Ju sigurisht jeni të interesuar të keni më shumë pacientë shqiptarë. A mendoni se ata ngurrojnë të paraqiten për të shfrytëzuar shërbimet e spitexit? Nëse po, cilat mendoni se janë arsyet?

 Drin Korça: Që nga krijimi I Spitexit Mednest 24 kemi trajtuar dhe kemi ofruar shërbime të veçanta shëndetësore për pjesën dërmuese të pacientëve zviceranë. Korrektësia dhe trajtimi profesional nga Spitexi Mednest24 ka bëre që ata të na sjellin edhe pacientë të tjerë të afërm të tyre qe kishin nevojë për shërbime të veçanta përkujdesjeje në shtëpi të pacientit.

 Albinfo.ch: Çka do t`u thoshit shqiptarëve që kanë nevojë për shërbimin tuaj, por nuk e shfrytëzojnë atë? Si do t`i bindnit ata?

 Drin Korça: Ne konsiderojmë  se barrierat e ndryshme si të gjuhës, kulturës e mentalitetit kalohen më së miri me një personel që flet shqip dhe i njeh me mirë nevojat e tyre dhe mund t’i përkrahin më së miri në çfarëdo situate që ata ndodhen.

Albinfo.ch: A keni punonjës shqiptarë?

Drin Korça: Pjesa më e madhe e personelit përbëhet nga shqiptarët.

 Albinfo.ch: Çfarë e dallon spitexin tuaj nga konkurrenca? Mund të na thoni, çfarë përfshin, për shembull, ky shërbim?

 Drin Korça: Mendoj se nga konkurrenca ne dallojmë për shkak të efikasitetit, ndjesisë familjare që e krijojmë me pacientët dhe profesionalizmit qe kemi si ekip. Secili pacient e ka edhe personin e caktuar që përkujdeset për planin, raportin me klientin dhe evoluimin e përditshëm të masave të nevojshme.

Albinfo.ch: Na flisni edhe për shërbimin paliativ: çfarë përfshin ky shërbim në spitexin tuaj?

Drin Korça: Ne, si Spitexi Mednest 24 u ofrojmë shërbime pacientëve dhe i përcjellim ata në periudha të vështira terminale. Mendoj se sidomos në këso situate terminale palliative është shumë e rëndësishme të kemi  personal të specializuar që vjen po nga kjo kulturë dhe mundet më së miri të përcjellë pacientët dhe të afërmit e tyre në fazat terminale të jetës.

Albinfo.ch: Cila është e ardhmja e afërt e spitexit tuaj, a keni plane për zgjerim?

 Drin Korça: Spitexi Mednest 24 po rritet çdo ditë, dhe së shpejti do të kemi edhe pika të reja  edhe në kantone tjera. Së shpejti do të ofrojmë edhe shërbimet psikiatrike për pacientët tanë në Kantonin e Cyrihut.

Çfarë duhet të dinë bashkatdhetarët tanë lidhur me shërbimet e Spitex-it

Pse shërbimet Spitex përdoren ende kaq pak nga shqiptarët? Nga njëra anë, njerëzit ndoshta nuk dinë sa duhet rreth asaj se sa përkujdesje mund të merret duke qëndruar në shtëpi dhe gjithashtu mund të kenë turp të kërkojnë ndihmë nga jashtë. Nga ana tjetër, kuptohet se vazhdon tradita që familjarët të kujdesen për pjesëtarin e familjes në shtëpi. Por është shumë me rëndësi për komunitetin tonë në Zvicër të informohet se  për këto shërbime që ata i ofrojnë për familjarët e  tyre në shtëpi mund të paguhen nga Spitexi jonë Mednest 24 (Pflegeangehörigen), mjafton vetëm të na kontaktojnë në zyrat tona në Regensdorf ose në numrin e telefonit: 044 597 24 24