Jeta në Zvicër

Ndalohet fotografimi në fshatin piktoresk zviceran Bergun

Fshati Bergun i Zvicrës ka ndaluar fotografimin e peizazhit malor piktoresk.

Arsyeja kryesore është “që të mos shqetësohen ata që nuk mund ta vizitojnë këtë zonë”.

Autoritetet lokale shpjegojnë se njerëzit që i shohin fotot e Bergun do të ndihen të pakënaqur për shkak se nuk janë në gjendje për ta vizituar, kështu që qeveria e qytetit vendosi të ndalojë fotografimin, shkruan albinfo.ch.

Njerëzit që ende fotografojnë Bergun dhe do të vazhdojnë t’i bëjnë të tjerët të pakënaqur, do të duhet të paguajnë një denim simbolik prej 5 frangash zvicerane.