Lajme

Migrimi ndërmjet kantoneve zvicerane – fituesit dhe humbësit

Gjatë 20 vjetëve të fundit, popullsia e vendit është rritur me 20%

Popullsia po rritet jashtëzakonisht shpejt në Zvicër. Vendi tërheq shumë emigrantë nga BE-ja dhe pranon një numër proporcionalisht të lartë refugjatësh.

Gjatë 20 viteve të fundit, popullsia e vendit është rritur me 20%, shumë më tepër se në Francë (10%), Austri (12%), Itali (3%) dhe Gjermani (2%) gjatë së njëjtës periudhë.

Përveç këtyre prurjeve të mëdha të njerëzve nga jashtë, kantonet me ritmet më të larta të rritjes kanë eksportuar njerëz në kantonet e tjera, sipas shifrave të publikuara nga RTS, transmeton albinfo.ch.

Rajonet kryesore me rritjen më të lartë të popullsisë janë rajoni i Liqenit të Gjenevës, Cyrihu i Madh, pjesë të Zvicrës qendrore dhe rajoni brenda dhe rreth qytetit të Bazelit.

Midis 2013 dhe 2022, kantonet që humbën numrin më të madh të njerëzve në kantonet e tjera ishin Cyrihu (−2,688), Graubunden (−3,899), Ticino (−5,260), St-Gallen (−9,137), Neuchâtel (−9,163), Vaud (−11,277), Bazeli (−16,532) dhe Gjenevë (−20,834).

Ata që fituan më shumë banorë të rinj nga kantonet e tjera ishin Aargau (+22,694), Fribourg (+14,586), Valais (+10,420), Thurgau (+8,030), Basel-Landschaft (+7,541), Solothurn (+5 689) dhe Berna (+3,924).