Integrimi
Me ligjin e ri, Viza C, vetëm për ata që dëshmojnë se janë të integruar
Atë mund ta humbin sërish, edhe nëse e kanë mbajtur për 15 vjet, në rast se rrezikojnë rendin dhe sigurinë ose janë të varur për një kohë të gjatë nga ndihmat sociale
Në seancën e mbajtur dje, Dhoma Nacionale e ka miratuar ligjin e rishikuar për të huajt. Në formën e re ky ligj quhet “Ligji për të Huajt dhe Integrimin” dhe miratimi nga dhoma në fjalë është bërë pasi që janë pastruar dallimet që kanë ekzistuar në mes të Dhomës Nacionale dhe asaj të kantoneve (Senatit) në pika të ndryshme, shkruan agjencia e lajmeve sda.ch.
Me ligjin e rishikuar, leje të përhershme qëndrimi në Zvicër (Vizë C) mund të marrin vetëm ata të huaj që janë të integruar mirë në shoqërinë zvicerane, transmeton albinfo.ch. Të integruar konsiderohen ata të huaj që kujdesen për rendin dhe sigurinë, marrin pjesë në jetën ekonomike ose arsimohen dhe kanë njohuritë e duhura gjuhësore.
Nga partitë e përfaqësuara në parlament vetëm SVP/UDC e ka kundërshtuar ligjin e rishikuar. Sipas kësaj partie, integrimi i të huajve nuk është detyrë e shtetit, përcjell albinfo.ch. Nga ana tjetër, partitë që e kanë mbështetur ligjin kanë vënë theksin në koston e lartë që e shkakton integrimi i mangët i të huajve.
Vizën C mund të huajt mund ta humbin sërish, nën kushte të caktuara! Madje edhe nëse e kanë mbajtur për 15 vjet këtë vizë (leja e qëndrimit të përhershëm) ata mund të mbeten pa të, në rast se rrezikojnë rendin dhe sigurinë ose janë të varur për një kohë të gjatë nga ndihmat sociale.
Ligji është i gatshëm për votimin që të premten do të bëhet në seancën e përbashkët të të dy dhomave.
E-Diaspora
-
Florentina Mallaku Bytyqi kandidon për SVP-në dhe përballet me kritika kur është bërë e njohur kandidatura e saj ajo është ballafaquar edhe me komente negative si:...
-
Suedi: Aida Birinxhiku emërohet anëtare e Komisionit Parlamentar për Çështjet e BE-së
-
Në Kuvendin e Suedisë, deputeti Arbër Gashi ka iniciuar një mocion të rëndësishëm
-
I madhi Shaq, edhe ne të themi: faleminderit, danke, merci, grazie!
-
Shqiptarët dhe zgjedhjet në Austri
Jeta në Zvicër
-
Ndalimi i trajnimit të avionëve luftarakë zviceran F/A-18 vazhdon për arsye sigurie Forcat Ajrore Zvicerane vazhdojnë të pezullojnë operacionet stërvitore me flotën F/A-18, pas problemeve me furnizimin me...
-
Zvicra mirëpret nismën e paqes Kinë-Brazil për Ukrainën
-
Zvicra zgjeron opsionet e shërbimit “Air Rail” në vendpushimet alpine
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër në muajin tetor
-
Vetëm 22% e menaxherëve të lartë në Zvicër, janë gra