Kosova
Macron telefonon Kurtin, ka një kërkesë për të
Kryeministri Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga presidenti Republikës së Francës, Emmanuel Macron.
Siç njofton presidenca franceze, “Presidenti i Republikës rikujtoi mbështetjen e palëkundur të Francës për pavarësinë e Kosovës dhe integrimin evropian”.
“Ai nënvizoi përkushtimin e tij për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mbështetje ndërmjetësimit evropian dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve Bruksel-Ohër”.
Në njoftim, thuhet po ashtu se presidenti Macron përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.
“Megjithatë, ai theksoi rëndësinë që Franca i kushton, edhe në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet kosovare të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera, Macroni thuhet se shprehu keqardhje për dështimin e votimit për tërheqjen e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës. “Ai përsëriti nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja sa më shpejt, me pjesëmarrjen e popullatës serbe”, u tha në komunikatën e Presidencës së Francës
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe në Zvicër, një realitet në rritje, që pret të njihet Dr. Dr. Naxhi Selimi: “Kjo qasje ndaj shqipes do të ndryshojë, jo vetëm për shkak të...
-
Marigona do të ngjitet në skenën prestigjioze të operës në Frankfurt
-
Konsulli i Kosovës në Cyrih thirrje bashkatdhetarëve për regjistrim
-
Arbër Rama, “EAZ”, fiton çmimin e parë për hitin zviceran të vitit
-
Jetullah Haliti-Eti hap ekspozitë të arteve pamore në Sion
Jeta në Zvicër
-
Gjuha shqipe në Zvicër, një realitet në rritje, që pret të njihet Dr. Dr. Naxhi Selimi: “Kjo qasje ndaj shqipes do të ndryshojë, jo vetëm për shkak të...
-
Konsulli i Kosovës në Cyrih thirrje bashkatdhetarëve për regjistrim
-
Protestat pro-palestineze u mbajtën në katër universitete zvicerane
-
Cyrih: 4 veta ikin nga burgu për të rinj, njëri prej tyre është kapur
-
Arbër Rama, “EAZ”, fiton çmimin e parë për hitin zviceran të vitit