E-Diaspora
Luljeta ngrit zërin kundër dhunës për ta dëgjuar të gjitha gratë e tjera
Zvicerano-kosovarja Luljeta Aliu flet për përvojën e saj të dhunës në familje dhe vazhdon të veprojë. Një tabu temë në Kosovë
“Mjaft më!”, Luljeta Aliu i sulmon barrikadat. Ajo organizoi një protestë në mes të Prishtinës. Në Kosovë, si pasojë e dhunës në familje sërish vdiqën dy persona: Një nënë 40-vjeçare dhe vajza e saj 9-vjeçare. Të vrara nga ish bashkëshorti. Një orë para krimit, gruaja e kishte thirrur policinë për kërcënime nga ish bashkëshorti i saj. Por, më kot.
Dhuna si privilegj i burrave
“Dhuna ndaj grave mund të ndodhë vetëm në këtë masë, pasi institucionet shtetërore e tolerojnë atë”. Luljeta Aliu e nxjerr këtë përfundim nga përvoja e saj personale. Ajo vetë përjetoi dhunë në familje për vite me radhë.
Derisa më në fund shkoi në polici dhe denoncoi bashkëshortin e saj, “Unë kuptova se po përjetoja edhe më shumë dhunë përmes procedurave të gjykatave dhe policisë”. Një procedurë me prova të ngarkuara të kundërta dhe pa prioritet.
Por, Luljeta Aliu vendos për të vazhduar betejën: “Dua të jem e zëshme për të gjitha gratë e tjera që nuk guxojnë të flasin për veten. Gjykatat këtu janë të korruptuara”. Ajo ka pasur fatin e një arsimimi të mirë dhe do të sfidojë sistemin ligjor: “Institucionet e konsiderojnë këtë dhunë si një privilegj të njerëzve dhe për këtë arsye ndërmarrin shumë pak apo asgjë kundër saj”.
E drejta e më të fortit
Në vitin 1990, si një fëmijë, Luljeta Aliu erdhi në Zvicër, ndoqi shkollën e mesme dhe mbaroi studimet e saj politike. Në fakt, ajo donte të ishte një diplomate por pastaj vendosi të ndiqte dashurinë: Dhjetë vite më parë, me bashkëshortin e saj ajo u kthye në Kosovë, me qëllim që t’i jepte diçka vendlindjes së prindërve të tyre, diçka për të ndryshuar. Fillimi i një makthi personal.
Analiza e saj për shoqërinë kosovare pas një spirale dhune dhe divorci: “Këtu ka drejtësi dhe drejtësi vetëm për të fuqishmit. Ata janë burrat që kanë para dhe këta janë politikanët”. Ndërkohë Luljeta Aliu ka themeluar organizatën joqeveritare me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës iniciativën për drejtësi dhe barazi. Emri i saj është “Program”. Luljeta dëshiron ta ndryshojë Kosovën edhe më shumë.
Partizanet e emancipimit
Në kohën kur Kosova ishte pjesë e Jugosllavisë socialiste, barazia ka qenë pjesë përbërëse e Kushtetutës: “Gratë kanë të njëjtat të drejta të barabarta si burrat në të gjitha sferat e shtetit, ekonomisë dhe jetës sociale”. Përveç kësaj, qeveria iu garantonte grave dhe burrave mundësinë për të punuar dhe krijuar familje.
Kryetari Josip Broz Tito, në vitin 1945 kishte prezantuar të drejtën e votimit të grave në vitin 1945 dhe partizanet e tij i dërgoi në fshatrat më të largëta të Kosovës për të nxjerrë gratë nga strukturat tradicionale dhe t’i integrojë ato në procesin e punës, shkruan “SRF”, përcjell Albinfo.ch.
Në fakt, shumë gra anembanë Jugosllavisë morën funksione të rëndësishme dhe role partiake, duke qenë inxhiniere, nëna dhe zonja të ndërgjegjshme e bashkëkohore.
Shovinizmi i viteve të luftës
Megjithatë, një pjesë e madhe e popullatës në Kosovë ose diku tjetër, sidomos në zonat rurale, këto përpjekje i kanë kuptuar si kolonizim nga ana e pushtetit dhe kanë vazhduar t`i kultivojnë traditat e vjetra. Shtypja nga ana e Millosheviqit që nga viti 1989, duket se e konfirmonte këtë mosbesim. Shqiptarët, qofshin burra apo gra, ishin përsëri qytetarë të shtresës të dytë, transmeton albinfo.ch.
Shovinizmi i viteve të luftës sërish i ka përforcuar mekanizmat patriarkale kudo në Jugosllavi. Ashtu si fantazmat nga koha e kaluar. Deri në ditët e sotme. Vetëm vitin e kaluar, opinioni serb u trondit pasi kohëve të fundit dy gra ishin vrarë në një periudhë të shkurtër kohore nga ish burrat e tyre edhe atë, në institucionet e mbrojtura shtetërore.
Mbrojtja e gruas gjatë divorcit
Shkakun e këtyre paragjykimeve patriarkale, Luljeta Aliu e sheh në strukturat politike. Në Prishtinë, është duke udhëhequr një koalicion i ish komandantëve të luftës: “Një vend nuk mund të zhvillohet nëse ajo është e drejtuar nga njerëz që ishin në luftë. Luftëtarët dinë se si luftohet. Ne kemi nevojë për njerëz të tjerë për paqe”. Prandaj ajo është duke luftuar për një ndryshim gjithëpërfshirës në Kosovë, shkruan më tej Albinfo.ch.
Për gratë, Luljeta Aliu tashmë ka vënë diçka në lëvizje: Ajo ka inicuar një rishikim të Ligjit të familjes. Në mënyrë që gratë të jenë më të mbrojtura gjatë një divorci. Në mënyrë që ato të mos trajtohen si pronë e burrave. Luljeta Aliu e ka hedhur frikën: “Sigurisht që pranoj kërcënime. Por ne duhet të ndalojmë të heshtim, përndryshe nuk mund të ndryshojmë asgjë”.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër Reshjet e para të borës në ultësira po shkaktojnë disa ndërprerje në qarkullim. Në Cyrih, Bernë...
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV