Kosova
Lajçak: Shoqëritë në Kosovë e Serbi të kuptojnë se pa normalizimin nuk ka të ardhme evropiane
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur se blloku ka lehtësuar një proces që duhet të çojë në normalizim.
Problematike sipas tij është se mungon presioni për normalizim në shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë.
“Është e qartë se elementi më i rëndësishëm për të përfunduar këtë proces është të ndihmojmë shoqëritë të kuptojnë se pa normalizimin e marrëdhënieve, nuk ka të ardhme evropiane për to”, ka thënë Lajçak, në një intervistë për N1 të Sarajevës.
Ai shtoi se mandati i tij ishte i ndarë në dy pjesë – njëra ishte pozitive kur punonte për normalizim, ndërsa tjetra trajtonte krizat në terren dhe përpiqej të parandalonte përshkallëzimin.
Lajçak ka theksuar se pyetja më e madhe tani është se si të zbutet ndikimi i vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit te komuniteti serb.
“Fatkeqësisht, ky është realitet që është produkt i një niveli shumë të ulët të besimit mes dy shoqërive, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në përgjithësi”, ka shtuar Lajçak./koha.net
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA Në kuadër të qëndrimit të saj në Teksas të SHBA-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka...
-
Besa Kokëdhima ndez skenën e Eurovision-it në Malmo të Suedisë
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
-
Integrimi: Hapi i parë, si ta thyejmë izolimin
Jeta në Zvicër
-
Nemo performoi për Zvicrën në Eurovision 25-vjeçari zviceran Nemo performoi në skenën e Eurovisionit në Malmo të Suedisë, duke përfaqësuar Zvicrën me...
-
A mund të bëhen gratë pjesë e Gardës Zvicerane?
-
Fushata kundër ligjit për energjinë elektrike: Dhurohen 180,000 franga në mënyrë anonime
-
Rezervime të vështira dhe përpikëri të pasigurt, treni i natës nuk përmbush pritshmëritë
-
A do të vizitohet Zvicra nga “Shenjtorët e Akullit” këtë vit?