Futboll

Kuqezinjtë duan fitoren e radhës, dalin formacionet zyrtare

Shqipëria pret Gjeorgjinë në takimin e dytë të Ligës së Kombeve, e vlefshme për Grupin B2, e cila zhvillohet në “Arenën Kombëtare”.

Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë këtë garë, duke mundur me përmbysje Ukrainën në Pragë me rezultatin 1:2. Skuadra e Sylvinhos zhvilloi një duel mjaft të mirë, duke e dominuar takimin deri në fund, transmeton albinfo.ch.

Nga ana tjetër, Gjeorgjia gjithashtu ka treguar një formë të mirë. Pasi bëri surprizën në Euro 2024, ekipi i Willy Sagnol zhvilloi dhe një sfidë të mirë me Republikën Çeke, duke triumfuar me rezultatin 4-1.

Trajneri Sylvinho ka kryer vetëm një zëvendësim në 11-shen e tij, duke hedhur në fushë Hoxhën në vend të Laçit.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj (C), Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Hoxha, Asani, Manaj.

Trajner: Sylvinho