Lajme
“Kulerat” e Prishtinës nga perspektiva e Zvicrës
"Kosovarët për të festuar nuk kanë nevojë të kenë klube. Atje ku mundësitë janë të kufizuara, si në Kosovë, njerëzit i krijojnë vetë ato"
“Në Kosovë çdo gjë po nis nga fillimi. Banorët e kryeqytetit, Prishtinës janë të rinj dhe i krijojnë shanset e tyre vetë. Kështu e nis reportazhin e vet nga Prishtina, gazetarja e blick.ch, (Blick am Abend) në rubrikën në të cilën ky portal dhe gazeta me këtë emër, prezanton destinacionet për të udhëtuar turistët nga Zvicra.
“I porsalinduri” (Newborn). Kjo mund të lexohet shkronja të mëdha në rrugën “Luan Haradinaj” para Qendrës Sportive. Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 monumenti “Newborn” në kryeqytet, në Prishtinë tregon për fillimin e ri, shkruan blick.ch transmeton albinfo.ch. Fansat e Rita Orës e njohin këtë monument nga videoja e saj e njohur `Shine Ya Light`”.
Pasi që tregon numrin e banorëve të shtetit që ka vetëm 9 vjet dhe me moshë të re të mesatare të banorëve, gazeta tregon se çfarë bën “ardhmëria e këtij vendi” (rinia) gjatë kohës së lirë.
“Për mëngjes takohem me dy shoqe në furrën “Bukatore&Cafe” në rrugën Enver Maloku 82″, shkruan autorja e tekstit. Ndërkohë që e pi çajin e zi nga gota e vogël, më tregojnë se këtu kishte qenë edhe babai i Dua Lipës, përcjell albinfo.ch. Këngëtarja e pop muzikës me rrënjë kosovare udhëton rreth globit, e babai i saj e pi kafenë këtu.
Në qendër të Prishtinës është bulevardi Nënë Tereza. Pra, zona e këmbësorëve i është kushtuar shqiptares më të njohur, Nënë Terezës dhe është pika e takimit për të rinjtë dhe pleqtë. Kulerat (autorja zvicerane e shkruan kështu, në origjinal) siç i quajnë kosovarët më hipikët në mesin e tyre, parapëlqejnë “Cafe Dit`e Nat” ose “Soma”.
Taverna “Tirona” rezulton si një vend i rehatshëm për të ngrënë “Tapas”. Ndërsa ushqime tradicionale shqiptare shërbehen në “Taverna Sofra Bezi”. Kur këngëtari merr mikrofonin, hapësira në mes karrigeve dhe tavolinave bëhet sakaq shesh vallëzimi. Kështu, kosovarët për të festuar nuk kanë nevojë të kenë klube”, transmeton albinfo.ch. Atje ku mundësitë janë të kufizuara, si në Kosovë, njerëzit i krijojnë vetë ato.
Pasi tregon për mundësitë e udhëtimit nga Cyrihu dhe nga Bazeli, si dhe ofertën e hoteleve, gazetarja ka vetëm edhe një rekomandim për një ekskursion: Prizrenin, si “qendra kulturore e vendit” me një qytet piktoresk të vjetër që të fton për shëtitje.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër? Fundi i vitit është vetëm disa ditë larg, dhe për shumicën e njerëzve në Zvicër kjo...
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër