Kosova
Kosovë: Gjykata ua vazhdoi edhe për dy muaj paraburgimin 3 të dyshuarve në rastin Banjska
Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë 3 të dyshuarve për sulmin terrorist më 24 shtator 2023 në Banjskë të komunës së Zveçanit, Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi, tha për Anadolu se vazhdimi i paraburgimit për 3 të dyshuarit e rastit Banjska erdhi pas kërkesës nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T., B.S dhe D.M., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka marrë vendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 muajsh”, tha Gashi.
Që të tre të dyshuarit, të cilët gjenden në paraburgim që nga shtatori i vitit të kaluar, janë të ngarkuar për veprat penale “Vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” dhe “Kryerjen e veprave terroriste”.
Mbështetur në kërkesën fillestare të Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, ata dyshohen se bashkë me një grup personash, në mënyrë të organizuar dhe të armatosur e me dhjetëra vetura të mbushura me armatim, municion dhe veshje ushtarake hynë ilegalisht në Kosovë.
Më 24 shtator 2023 ata e bllokuan rrugën në Banjskë me dy kamionë, me qëllim të vënies në pritë të zyrtarëve të Policisë së Kosovës, e pastaj i sulmuan ata me granata dhe me armë, ku në urën afër Manastirit të Banjskës mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa u plagos zyrtari policor Alban Rashiti.
Për sulmin e 24 shtatorit ish-politikani serb nga Kosova, Milan Radoiçiq, mori përsipër organizimin e grupit terrorist, ndërsa më vonë Policia e Kosovës përpos mjeteve dhe armëve të konfiskuara nga ky grup konfiskoi edhe një pjesë të pasurisë së Radoiçiqit në Kosovë.
E-Diaspora
-
Arbër Rama, “EAZ”, fiton çmimin e parë për hitin zviceran të vitit Kënga mban titullin "Juicy" dhe, sipas njohësve të skenës, ishte "fituese logjike" e çmimit për Hitin...
-
Jetullah Haliti-Eti hap ekspozitë të arteve pamore në Sion
-
VLEN shpall fitoren e quajtur ‘Ndryshimi’, falënderon diasporën
-
Shqiptari i vë flakën vetes në Itali, në sy të gruas së tij
-
Mërgimtarët hasin në probleme gjatë regjistrimit të popullsisë, ReKos 2024
Jeta në Zvicër
-
Arbër Rama, “EAZ”, fiton çmimin e parë për hitin zviceran të vitit Kënga mban titullin "Juicy" dhe, sipas njohësve të skenës, ishte "fituese logjike" e çmimit për Hitin...
-
Forumi i Gjenevës bashkoi një numër të madh ndërmarrësish shqiptarë e zviceranë
-
Qeveria planifikon ndihma për banim edhe për pensionistët e invaliditetit
-
Këshilli Federal dëshiron të lehtësojë barrën mbi personelin infermieror, më pak orë pune
-
150 vdekje në klinikën e zemrës, nisin hetimet nga Spitali Universitar i Cyrihut