Kosova
Kosovë: Dogana ka grumbulluar 18 për qind më shumë të hyra se një vit më herët
Dogana e Kosovës ka njoftuar sot se ka arritur rekord të ri. Sipas njoftimit, gjatë këtij viti Dogana ka mbledhur 500 milionë euro, apo 18 për qind më shumë – 78 milionë euro krahasuar me mbledhjen e të hyrave të vitit të kaluar. Grumbullimi i kësaj shume, sipas Doganës, e tejkalon edhe projeksionin prej 6 për qind për këtë vit fiskal, transmeton albinfo.ch.
“Këto të hyra janë mbledhur, edhe pse efekti në lirimet e taksave sipas vendimeve të Qeverisë për importin për prodhuesit dhe thellimi i lirimeve nga marrëveshjet e tregtisë së lirë janë thelluar dukshëm. Në këtë periudhë janë liruar 79 milionë euro taksa të kësaj kategorie apo 21 milionë më shumë se viti paraprak”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Tutje në njoftim thuhet se ka pasur progres në lehtësimin e tregtisë, sidomos me funksionalizimin e zhdoganimit në portin e Durrësit dhe terminaleve shtetërore.
“Ky progres ka rezultuar në një kursim të konsiderueshëm të kostos prej 4.3 milionë euro gjatë periudhës tremujore, ndërsa që sipas trendit të progresit, ne parashikojmë që ky kursim të përshkallëzohet, duke arritur deri në 20 milionë euro deri në fund të vitit, duke optimizuar më tej proceset tona tregtare dhe duke përmirësuar rritjen ekonomike e njëkohësisht duke ndikuar në uljen e çmimit tek konsumatori”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në një tryezë të organizuar nga World Council Affairs...
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
-
“Dardania” nga Winterthuri shkëlqen në festivalin “Hasi Jehon 2024”
Jeta në Zvicër
-
Kur do të hapen pishinat në Zvicër? Pranvera është këtu dhe po kështu është edhe moti i ngrohtë – të paktën tani për...
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
-
Procedura 24 orëshe – 40 për qind më pak kërkesa për azil
-
Zvicër: Azilkërkuesit e mitur sulmojnë njëri-tjetrin me thika
-
Gjeneva do të votojë për ndalimin e simboleve të urrejtjes