Kosova
Kosovë: Dështon votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare
Përmbledhje e seances së Kuvendit
Bëhet e ditur se sot ka dështuar të hedhen në votim marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Kuvendi nuk ka pasur numrat e mjaftueshëm të deputetëve – 80 deputetë të pranishëm – për t’i votuar ato.
Megjithatë, deputetët e pranishëm kanë vazhduar me prezantimin e katër prej këtyre marrëveshjeve, të cilat deri tash nuk janë prezantuar në Kuvend nga kabineti qeveritar.
Lidhja Demokratike e Kosovës para se të fillonte trajtimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, e ka lëshuar sallën. Deputeti Driton Selmanaj ka thënë se deputetët e partisë së tij nuk mund të qëndrojnë në sallë kur prezentë nuk janë as të gjithë deputetët e shumicës.
Ndërkaq, Kuvendi ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë.
Marrëveshjet ndërkombëtare, Murati: 300 milionë euro po presin, ju lus të votoni
Ministri i Financave, Hekuran Murati, u ka kërkuar deputetëve të opozitës që të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.
Murati ka theksuar se janë 300 milionë euro që janë bllokuar me bojkotin e votimit të marrëveshjeve në Kuvend. Marrëveshjet ndërkombëtare nuk janë votuar që një kohë fillimisht nga tri partitë opozitare, PDK-LDK-AAK, e më pas dy të fundit ishin shprehur se do të votonin, ndërsa PDK-ja ka vazhduar ta bojkotojë votimin e tyre.
“Janë diku rreth 300 milionë euro vlerë në marrëveshjet ndërkombëtare që po presin ratifikimin nga Kuvendi. E di se disa GP kanë shprehur mbështetjen. Por iu isha lutur që si Kuvend ta kryeni obligimin. Janë 300 milionë euro që po presin”, ka thënë Murati.
S’kalon propozimi i PDK-së që të diskutohet për raportin e DASH-it
Nuk ka kaluar propozimi i Partisë Demokratike të Kosovës që në seancën e Kuvendit të enjten të futet në rend dite diskutimi në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Megjithëse pro saj ishte edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, propozimi u pamundësua, meqë deputetët e Vetëvendosjes votuan kundër ndryshimit të rendit të ditës.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se sot nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa dy raportet e fundit ndërkombëtare për Kosovën. Sipas Tahirit, këto raporte shpërfaqin një gjendje të zymtë dhe aspak të mirë të Kosovës.
E, shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se raporti i DASH-it ka gjetur shumë shkelje. Ai ka përmendur çështjen e lirisë së mediave dhe ndërhyrjet politike në drejtësi.
E-Diaspora
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut! Një grup veprimtarësh nga disa shtete arritëm të bëhemi bashkë dhe nën “hijen e fjamurit të...
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
Jeta në Zvicër
-
Vdes zëvendës-kancelari i Zvicrës, André Simonazzi Në nëntor 2008, Simonazzi u emërua Zëvendës Kancelar dhe zëdhënës i Këshillit Federal, detyrë që e...
-
Stuhia diellore “ekstreme” gjeneron dritat veriore, përfshihet edhe Zvicra
-
Zvicra dhe tri vende të tjera sapo shqyrtuan tërheqjen nga “Eurovision 2024”
-
Kur do të hapen pishinat në Zvicër?
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?