Kosova

Kosova në pozitë alarmante, Rohde: Media nuk duhet të kontrollohet

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur alarmante rënien e Kosovës për 19 vende sa i përket lirisë së shtypit, përcjell albinfo.ch.

Ai ka thënë se mediat nuk duhet të kontrollohen dhe se nevojitet një kthesë në këtë drejtim.

“Media shpesh përmendet si shtylla e katërt e demokracisë dhe duhet të mbrohet, jo të kontrollohet. Në Kosovë, media ka pozitë më të mirë në krahasim me rajonin. Megjithatë, raporti i sapopublikuar nga Reporterët pa Kufij tregon një rënie alarmante prej 19 vende që nga viti i kaluar. Nevojitet kthesë!”, ka shkruar Rohde në platformën X.

Në Indeksin për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij Kosova është renditur në pozitën 75 nga gjithsej 180 shtete.