Kosova

Kosova merr pjesë me pesë xhudistë në Kampionatin Evropian

Mësohet se duke filluar nga data 25 deri më 27 prill 2024 do të mbahet Kampionati Evropian i Xhudos për Senior në Zagreb të Kroacisë, përcjell albinfo.ch.

Kosova do të marrë pjesë me gjashtë xhudistë në këtë garë.

Nga Kosova do të garojnë:

Distria Krasniqi (-52 kg)

Flaka Loxha (-57 kg)

Akil Gjakova (-73 kg)

Dardan Cena (-73 kg)

Loriana Kuka (-78 kg)

Distria dhe Flaka ndeshen ditën e parë, kurse ditën e dytë ndeshet Akili dhe Dardani, Loriana ndeshet ditën e tretë.

Në këtë kampionat marrin pjesë 47 shtete, me 427 garues, 240 meshkuj dhe 187 femra.

Ekipi kosovar është nën udhëheqjen e trajnerit dhe selektorit Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi.