Kosova

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë protokollin për kontrollin e përbashkët kufitar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Shqipërisë, Taulant Balla, sot, më 8 korrik, nga ora 13:00 do të vizitojnë pikën kufitare Qafë Morinë.

Me këtë rast, nga dy ministrat do të bëhet edhe nënshkrimi i Protokollit për Implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush.