Kosova
Këto janë përballjet çerekfinale në Euro 2024
Mbrëmë janë kompletuar të gjitha përballjet për fazën çerekfinale që zhvillohen nga fundi i kësaj jave, përcjell albinfo.ch.
Ndeshjet në 1/8 e finales ishin me shumë befasi, ku veçohet eliminimi që i bëri Zvicra Italisë me rezultat 2-0.
Në anën tjetër, favoritët nuk e patën aspak të lehtë përballë kundërshtarëve të tyre dukshëm me më pak cilësi, por ia arritën disi të kalonin në çerekfinale.
Kur jemi tek kjo fazë, tashmë kemi datat se kur luhen përballjet dhe orarin e tyre.
Gjermani – Spanjë
Ndeshja e parë që e nisë fazën çerekfinale do të jetë ajo në mes të Gjermanisë nikoqire dhe Spanjës dhe fillon më 5 korrik, në ora 18:00, në Shtutgart.
Portugali – Francë
Më vonë po atë ditë (5 korrik), nga ora 21:00, do të jetë dueli tjetër mes gjigantëve dhe finalistëve të Euro 2016, Portugalisë dhe Francës.
Angli – Zvicër
Më 6 korrik sërish do të kemi përballje interesante, kur nga ora 18:00 do të përballen Tre Luanët me Helvetikët.
Holandë – Turqi
Po në këtë datë do të luhet edhe takimi mes Tulipanëve dhe turqve, një duel i forcave të barabarta, duke shikuar për një ndeshje spektakulare.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Naim Dina u zgjodh asamblist në qytetin Renens të Kantonit Vaud "Ju informoj se jam zgjedhur këshilltar komunal në grupin e këshilltarëve të Partisë Socialiste", shkruan ai...
-
Presidentja Osmani takoi mërgatën në Francë
-
Vjenë: Shqiptarja tregon historinë e saj frymëzuese
-
Berlin: Shija dhe cilësia e produkteve shqiptare u komentua pozitivisht në Festivalin Mbarëkombëtar të Gastronomisë
-
51 kompani nga Kosova u prezantuan në panairin e gastronomisë shqiptare në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Raportohet një vjedhje e çuditshme në Zvicër Një fermer delesh në kantonin Aargau po kruan kokën pas një krimi shumë të çuditshëm. Michael...
-
Zvicër: çmimi i benzinës, më i ulëti në tri vitet e fundit
-
Muriel qëndroi e lënduar për më shumë se një orë
-
Studimi në Universitetin e Friburgut: Puna është e keqe për shëndetin tuaj
-
Rritet shkalla e papunësisë në Zvicër