Futboll
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
Mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani, komenton për “Inter TV” fitimin e titullit kampion në derbin e Madoninës ndaj Milanit. Ky ishte titulli i 20-të në historinë zikaltër, çka nënkupton yllin e dytë në fanellë: “Jemi vërtet të lumtur, nuk ka fjalë për ta përshkruar. Si tifoz i Interit qysh fëmijë, nuk mund të kërkoja diçka më të mirë”, transmeton albinfo.ch.
Fitimi i titullit në derbi ndoshta ka edhe më shumë rëndësi. Ne e donim këtë gjë, e arritëm. Përjetuam momente të bukura. Edhe pse nuk po luanim sonte në shtëpi, kishte shumë tifozë tanët si gjithmonë që na inkurajuan. Ndoshta nuk e kam kuptuar ende se çfarë kemi bërë. Shihemi nesër në mëngjes, tani le të shikojmë përpara”.
Asllani bëhet shqiptari i dytë që fiton titullin në Serie A, por ndryshe nga Vrioni që festojnë me Juven, por jo si protagonist, Asllani kishte një rol jo të vogël në suksesin e zikaltërve këtë sezon. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe në Zvicër, një realitet në rritje, që pret të njihet Dr. Dr. Naxhi Selimi: “Kjo qasje ndaj shqipes do të ndryshojë, jo vetëm për shkak të...
-
Marigona do të ngjitet në skenën prestigjioze të operës në Frankfurt
-
Konsulli i Kosovës në Cyrih thirrje bashkatdhetarëve për regjistrim
-
Arbër Rama, “EAZ”, fiton çmimin e parë për hitin zviceran të vitit
-
Jetullah Haliti-Eti hap ekspozitë të arteve pamore në Sion
Jeta në Zvicër
-
Gjuha shqipe në Zvicër, një realitet në rritje, që pret të njihet Dr. Dr. Naxhi Selimi: “Kjo qasje ndaj shqipes do të ndryshojë, jo vetëm për shkak të...
-
Konsulli i Kosovës në Cyrih thirrje bashkatdhetarëve për regjistrim
-
Protestat pro-palestineze u mbajtën në katër universitete zvicerane
-
Cyrih: 4 veta ikin nga burgu për të rinj, njëri prej tyre është kapur
-
Arbër Rama, “EAZ”, fiton çmimin e parë për hitin zviceran të vitit