Kosova
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike alarmon për ajrin e ndotur në Prishtinë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se po e përcjell në vazhdimësi nivelin e lartë të ndotjes së ajrit, sidomos në rajonin e Prishtinës.
Sipas të hënave të Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit dhe Ambasadës Amerikane vlerat e ndotjes janë më të larta se vlerat e lejuar, shkruan Albinfo.ch.
“Efektet afatshkurta të ajërndotjes nga partikulat sipas shumë të dhënave na çojnë drejt rritjes së numrit të sëmurëve me astmës bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyera, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit”, thuhet në njoftim të IKSHP-së.
Si burime potencialisht ndotëse IKSHP thotë se tashmë dihet se janë termocentralet elektrike, përdorimi i ngrohjes në sezonin e dimrit, automjetet e vjetruara dhe trafiku i dendur, djegia e shtuar e karburanteve dhe lëndëve të ngurta djegëse, djegia e mbeturinave, mungesa e sipërfaqeve të mjaftueshme gjelbëruese, mos pastrimi i rrugëve, ndërtimet gjatë tërë vitit pa plan të mirëfilltë urbanistik, prania enorme e pluhurit në qytet.
Instituti Kombëtar ka propozuar disa masa për të tejkaluar situatën aktuale në Prishtinë:
Masa strategjike
Të implementohet urgjentisht plani i veprimit i nënshkruar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Implementimi i programeve kombëtare dhe projekteve të përbashkëta për fushën e ajërndotjes.
Inspektorati shëndetësor të kontrollojë raportimin ditor të sëmundjeve respiratore dhe kardiovaskulare nga të gjitha institucionet shëndetësore të kujdesit parësor, dytësor dhe tretësor (veçanërisht QKMF Prishtinë dhe Klinika Emergjente, SHSKUK).
Masa specifike:
Inspektoratet e mjedisit të bëjnë kontrollin rigoroz të filtrave të ajrit në termocentrale gjatë 24 orëve, kualitetit të karburanteve dhe konsumimit të lëndëve të ngurta djegëse që përdoren për ngrohje nga qytetarët.
Shtimi i numrit të autobusëve me karburante ekologjike në transport publik.
Të kufizohet ardhja e veturave nga periferia në kryeqytet.
Urgjentisht të merren masa rigoroze të kontrollit teknik të veturave.
Mirëmbajtja e rrugëve dhe menaxhimi i drejtë i mbeturinave të ngurta.
Matja e përhershme e ndotjes së ajrit në pikat kyçe në Kosovë dhe paraqitja ditore e rezultateve online.
Masa individuale (rekomandime shëndetësore për popullatën)
Të reduktohen daljet në qytet dhe ne vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe mbrëmje e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat;
Qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave.
Personat që pashmangshëm duhet të dalin në aktivitetet e tyre jashtë shtëpisë të përdorin maska mbrojtëse ose të mbulojnë gojën e hundën me shall.
Të reduktohet pirjen e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërish ndalimi i duhanpirjes brenda hapësirave të banimit, punës, shkollave dhe spitaleve.
Grupet e popullatës së rrezikuar të tilla si me sëmundje kronike pulmonare, zemrës, pacientët astmatik dhe të prirur për alergji, të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna rekomandohet që të kalojnë më shumë kohë në mjedise me nivele të ulëta të ndotësve, të tilla si malet dhe vendpushime të shëndetshme.
Ekspertët e Institutit Kombëtar paralajmërojnë dhe alarmojnë se po që se nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore do të jetë shqetësuese.
E-Diaspora
-
Huber takon tre shqiptarë të suksesshëm në Zvicër Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri takon tre shqiptarë të cilët janë profile suksesi në Zvicër ...
-
Kitaristit Ledion Halitaj, çmimi i dytë në “Marku Guitar Competition- 2024”
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi do të mbajë koncert në Prishtinë
-
Nga Vjena, në Kosovë, Tringa Sadiku dhe Diar Aliu do të mbajnë koncert
-
Filmi shqiptar hollywoodian do të shfaqet në Nju-Jork
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shquhet për numrin më të lartë të menaxherëve 400,000 persona janë në pozicione menaxheriale ...
-
Qytetet zvicerane nuk arrijnë të ngadalësojnë zgjerimin e Airbnb
-
Kritikohet politikani zviceran, pasi ‘përkrahu’ Trump-in për zgjedhjet në SHBA
-
Azilkërkuesit e rinj kanë më shumë gjasa të përfundojnë trajnimin se më parë
-
SBB nis fushatën për sigurinë në transportin publik